E Diel, 1 Nëntor 2026

Perse do te vazhdoje te quhet Piktura Formaliste e Realizmit Socialist 1969 - 1974

Lexuesit te nderuar ndash sepse atij i drejtohem ndash duhet tia saktesoj qysh ne fillim qe ky shkrim merr shkas nga disa shkrime per emertimin e nje salle te linjes muzeale te Galerise Kombetare te Arteve GKA titulluar Piktura Formaliste e Realizmit Socialist 1969 - 1974.

Nje histori e shkurter por e domosdoshme per kontekstin rreth nje viti e gjysme me pare ne cilesine e drejtorit te GKA-se dhe te bashkekuratorit propozuam ne GKA te paren linje ekspozite historike qe te paraqiste dinamiken e zhvillimit te piktures dhe skulptures ne Shqiperi duke u mbeshtetur teresisht ne ate lende qe kishim ne dispozicion koleksionin e pikturave dhe skulpturave te GKA-se. Qe nga ndryshimi politik i viteve 1990 kjo ishte sipermarrja e pare qe merrte persiper te ndante ne periudha zhvillimet e artit laik ne Shqiperi pergjate shek. XX duke hedhur poshte papergjegjshmerite dhe ideologjizimin ne konceptet sunduese te deriparakoheshme si art i periudhes se rilindjes realizmi socialist 1949 ndash 1990 dhe arti pas viteve 1990. Kjo linje e re historike u perpoq qe nepermjet analizimit te lendes pra te koleksionit te GKA-se te mos e trajtonte gjithe krijimtarine e artit socialist en bloc pasi nje qasje e tille siperfaqesore mbyll cdo debat ose studim teorik dhe historik dhe ne te njejten kohe legjitimon te njejtat vlera dhe mendesi ne menyren e trajtimit te artit shqiptar ate te ideologjizimit te tij dhe vetem ate. Pas nje viti e gjysme si nje reagim i pare publik per kete linje te re muzeale u shfaq nje shkrim i botuar ne Gazeten shqiptare me autor z. Gezim Qendro qe per nga vellimi i faqeve dhe shtremberimi i teksteve nga autoret e cituar ishte mbreselenes i denje per kalemxhinjte e estetikes marksiste-leniniste. Fjali te lena ne mes te tjera te nxjerra jashte konteksti te shtuara dhe te pakesuara sipas deshires se artikullshkruesit per te arritur kinse ne nje perfundim te paracaktuar se formalizmi perjashton cdo lloj figuracioni se formalizmi perjashton kategorikisht permbajtjen. Kjo ishte gafa 59.5 metra e gjate qe me sa duket pervecse metrit ne dore dhe ndonje vademecum-i me citate te artit ne anen tjeter do ti merrnin plot nje vit e gjysme kohe doktorit te filozofise per ta zbuluar madje edhe per ta demaskuar ate dhe kuratoret e saj. Duket se pas nje viti e gjysme kerkimesh me ne fund doktori e gjeti gozhden e Nastradinit kjo ishte etiketa e salles

Me nje teknicizem spekulativ dr. Qendro ndan kete emertim ne dy pjese ne piktura formaliste me vete si nje entitet i vecante dhe realizmi socialist ne anen tjeter. Me kete logjike te rendomte doktori mund te vijoje te ndaje edhe realizmin nga socializmi pikturen nga formalizmi dhe me the te thashe. Kjo pikenisje spekulative i ka sherbyer per te artikuluar tezen e tij te papajtueshmerise se ketyre dy emertesave realizmi socialist dhe piktura formaliste. U be nje perpjekje per ti treguar teorikisht dr. Qendros se nje simbioze e tille mund te ekzistoje dhe se formalizmi jo detyrimisht perjashton figuracionin ose permbajtjen por vetem se keto te fundit nuk kane rol paresor jane thjesht anesore. Mirepo argumentet e dhena dhe autoret e cituar qe cuditerisht ishin te njejte me ata qe kishte citonte vete z. Qendro nuk e binden doktorin.

Per te parashtruar idene per emertimin Pikture formaliste e realizmit socialist ne respekt te lexuesit te interesuar do te me duhet te jap nje perkufizim te thjeshtuar per formalizmin ndonese me duhet te pranoj me keqardhje qe argumenti teorik per kete ceshtje nuk ka me vlere per aq kohe sa ai tjetersohet shtremberohet ose nxirret jashte kontekstit ne funksion te nje perfundimi te qellimshem mirepo per lexuesin ndash per askend tjeter ndash me duhet te sqaroj shkurtimisht se ceshte formalizmi. Pa dashur te hyj ne lojen e citimeve pa fund per formalizmin sipas autoreve me te rendesishem si Clive Bell Roger Fry Clement Greenberg etj. te cilet jane dhe nder formuluesit kryesore te kesaj qasjeje ne Perendim gjate shek. XX po bej nje permbledhje te shkurter per perkufizimin e tij Formalizmi eshte nje term qe tregon nje lexim te artit qofte ky teorik kritik apo historik qe thekson dhe vlereson autonomine dhe paresine e aspekteve formale te vepres. Ne rastin e piktures keto cilesi zakonisht nenkuptojne elementet kompozicionale te tille si linja trajta ngjyra dhe tekstura keto cilesi dallohen nga teknika ne njeren ane dhe nga permbajtja ne krahun tjeter. Per shkak se elementet kompozicionale mund te konsiderohen dhe pelqehen ne menyre te pavarur nga menyra se si nje imazh evokon boten pamore tregon nje histori apo shpreh ide filozofike disa formaliste kane argumentuar se cfaredo lloj paraqitjeje eshte rastesore ne art. The Dictionary of Art vell. 11 f. 315 London Grove 1996.

Pra kur keta elemente formale d.m.th qe rrjedhin nga forma theksohen dhe nxjerrin ne rang te dyte elemente te tille si permbajtja realizmi dhe konteksti i vepres mund te themi se kemi te bejme me nje veper formale.

Salla e peste e linjes Muzeale te Artit ne GKA e emertuar Piktura Formaliste e Realizmit Socialist 1969 - 1974 merr ne shqyrtim duke e analizuar dhe krahasuar produktin artistik te ketyre viteve ne rrethanat historike tashme te njohura si liberalizimi i arteve ne vitet 1970 qe preku jo vetem pikturen por te gjitha gjinite e artit si edhe letersine. Kjo fryme nuk ndikoi vetem te nje artist por te grupe artistesh te cilet te ndikuar nga tendencat e hershme te modernizmit provuan te shmangnin shabllonet e realizmit socialist drejt nje eksperimentimi artistik me formal. Rezultatet e ketij kerkimi fatkeqesisht te shkurter ne kohe dhe me pas te denuar deri ne ekstrem - me burgosje te disa prej tyre - jane te deshmuara dhe te pasqyruara ne kete salle ne te cilen per here te pare GKA mori persiper te analizonte dhe vleresonte perpjekjet e atyre viteve.

Asnjehere dhe askush nuk ka marre persiper te ndertoje nje pavijon kushtuar formalizmit te quajtur pure formalism si forme e paster moderniste pasi si i tille eshte afermendsh qe ai ne ate kohe nuk mund te shfaqej sheshit dhe i pakamufluar e aq me teper sic pretendon ndonje kritike absurde duke eliminuar plotesisht permbajtjen ose temen. Raste te dalluara rezultojne edhe ne pervojen artistike boterore ndeshjet e formalizmit te kulluar sikurse duket qe e pretendon ne realitetin artistik shqiptar dr. Qendro. Per artistin e kesaj rrethane tema do te sherbente thjesht si pretekst apo justifikim i eksperimentit formal te kryer. Veprat e ekspozuara ne kete salle marrin ne analize kete kohe 1969 - 1974 kete mjedis te vecante artistik te favorizuar nga politika e momentit ku perpjekja e ketyre artisteve duhet kuptuar si nje orvatje per ikje nga format bllokuese dhe stereotipe te realizmit socialist. Hetimi i kesaj orvatjeje per ikje behet i mundur nepermjet evidentimit te gjurmeve te lena ne keto telajo te tilla si linja ngjyra forma trajta tekstura te cilat gjenden me shumice dhe shumellojshmeri ne kete salle. Dhe ne rast se dikush do te pyeste se a kane permbajtje politike keto vepra une do ti pergjigjesha Po kane. Por ajo cka eshte me e rendesishme dhe qe duhet te lexohet me shume vemendje eshte se kjo teme eshte teresisht anesore madje edhe kur shfaqet aq servile ndaj pushtetit ajo prape eshte dytesore. Tema per keta autore ishte thjesht legjitimimi i eksperimentit nje pretekst per te ekspozuar nje mundesi per te provuar ndaj mendoj se ka ardhur koha te ndalemi me seriozitet per te analizuar kete kohe qe personalisht e konsideroj si me te rendesishmen e artit shqiptar nga ku derivojne edhe elementet e pare moderniste ne artin tone. Me lejoni tju sjell ne vemendje per te ilustruar kete qe thashe me siper me vepren e nje piktori te shkelqyer te kesaj periudhe te ekspozuar ne kete salle Llambi Blido. Ky piktor ka nje veper qe cuditshem te kujton punet e artistit amerikan John Wesley por qe jam i bindur se nuk ka pasur mundesi komunikimi apo ndikimi te vepres se Blidos prej amerikanit Wesley. Piktura e Blidos eshte nje kerkim personal me nje konkluzion befasues ku pastertia e linjes format e lakuara qartesia e ngjyres dhe cka eshte me e vecanta perspektiva e deformuar e fragmenteve te parullave bejne ritualin formalist te piktures. Kerkimi i artistit ne vepren e ekspozuar ne kete salle por jo vetem rezonon poetikisht me nje stil formal akut te ngjashem me kartonet per femije. Konteksti i piktures pavaresisht se ne dukje politik kthehet ne dytesor dhe krejt i parendesishem. Cfare elementesh te tjera duhet te permbaje piktura e realizuar ne kete situate politike historike te posacme qe duhet te na stepe per ta quajtur sot kete veper si formaliste Shembulli i vepres se Llambi Blindos qe nuk eshte i vetem eshte rasti i nje agjenti sekret te formalizmit i cili eksploronte linjen dhe formen nen mbulesen e realizmit socialist. Lind pyetja Edhe sa kohe duhet te kaloje qe ne tu japim emrin dhe vendin e duhur ketyre perpjekjeve jashte te zakonshmes ne zhvillimin e artit shqiptar duke u bere vend ne linjen e perhershme te Galerise Kombetare Cfare priste doktor Qendro qe ne mes te viteve 1970 te shfaqej ndonje artist qe te varte ne muret e galerise pikturen kokeposhte si gjest i permbysjes se hierarkise permbajtje-forme Te gjitha veprat e ekspozuara ne kete salle tregojne hapur perpjekjen tashme te dokumentuar dhe plotesisht legjitime me emertimin Piktura Formaliste e Realizmit Socialist 1969 ndash 1974.

Po a mund ta quajme kete salle Piktura Formaliste e Realizmit Socialist 1969 ndash 1974 edhe ne respekt te historise sic shkruante kolegu Alban Hajdinaj ne shkrimin e tij botuar para pak ditesh Absolutisht po pasi per kedo qe njeh sadopak historine e artit nje epitet i vendosur qofte ky si percmim ose fyerje ose ne rastin tone si formulim i nje akuze politike pavaresisht konotacionit negativ qe mbart si fillim etiketimi ai me kalimin e kohes fiton nje konotacion te ri pozitiv. Me te tille emra dhe nofka percmuese historia e artit eshte e mbushur plot dhe ketu per ndihme te lexuesit dua te citoj historianin e rendesishem te artit Gombrich i cili thote

Eumlshte nje fakt i cuditshem qe shume nga keto etiketime te cilat per ne jane thjesht emra stilesh ishin ne fillim fjale sharjesh apo tallje. Fjala gotik u perdorur se pari nga kritiket e artit italian te Rilindjes per te treguar ate stil te cilin ata e konsideronin barbar - Fjala manierizem ruan ende per shume njerez domethenien e saj origjinale te shtirjes dhe imitimit te ceket. Ndersa fjala barok ishte nje term i perdorur nga kritiket e nje periudhe me te vone qe luftuan kunder tendencave te shekullit te 17-te me te cilat kerkonin te talleshin. E. H. Gombrich The story of art 1996 f. 385.

Vec ketij citimi deshiroj te kujtoj emertimin e fovizmit nga fauve qe do te thote bishe egersire ose historikun e vete formalizmit se si ky term perdoret nga estetet sovjetike si akuze e me pas kopjohet edhe nga injorantet e Lidhjes per te akuzuar ato vepra dhe artiste qe dilnin nga rreshti. Eksperimenti i viteve 1969-73 perfundoi dhunshem me burgosjen e disa artisteve dhe degdisjen e disa te tjereve dhe kjo jo per faktin se ata pikturuan realizmin socialist por sepse guxuan te ndiqnin formen duke anashkaluar permbajtjen ndaj edhe ne kete kendveshtrim mendoj se termi pikture formaliste e realizmit socialist eshte i duhuri dhe plotesisht i merituar.

Pertej ketij shpjegimi ne respekt te punes se bere ne Galerine Kombetare te Arteve dhe ne respekt ndaj lexuesit duhet te rifreskoj pak kujtesen e lexuesve rreth ketij artikullshkruesi. Nuk eshte ne etiken e nje drejtuesi institucioni te merret me problemet e nje drejtuesi paraardhes por tanime ndihem i detyruar tu kujtoj lexuesve dicka nga trashegimia e z. Qendro ne GKA ne kohen kur ka pase marre persiper drejtimin e saj dhe nga ajo qe ka bere ky doktor gjate kohes kur ishte drejtor i saj perderisa sot na merr pozat e nje esteti qe na flet nga lart.

Po kujtoj qe GKA-ne te lene nga z. Qendro e gjeta te ndare ne pavijone me emertesa absurde manualesh te realizmit te vonuar socialit si Arti i Rilindjes qe fillonte me Kole Idromenon dhe perfundonte me rilindesin e fundit te ndjerin Sadik Kaceli vdekur ne shek. XXI po ashtu edhe me Pavijonin e Artit te Realizmit Socialist i cili fillonte sipas versionit medioker te drejtuesit te atehershem te z. Qendro nga viti 1954 me vepren e Nexhmedin Zajmit dhe mbyllej ne vitin 1989 me Agron Bregun pikture pa kurrfare lidhje me realizmin socialist duke bojatisur sallen me roze dhe duke rrasur gjithcka ne nje thes. Mund te permend ketu edhe dhjetera metra mure kartonxhesi me te cilat drejtori kishte bllokuar te gjitha dritaret e fasades se GKA-se per te realizuar ekspozitat e veta homo-socializem dhe surrealizem ose sallen blu ku ai kishte futur neper kafaze te gjitha skulpturat e fondit te GKA-se duke i ekspozuar si nje instalacion te vetin dhe duke pervetesuar punen e te tjereve jashte cdo etike dhe duke e quajtur paturpesisht si veper personale me e ndershme do te kishte qene te perfshinte veten ne ndonjerin nga kafazet para se te fuste ne ta te tjeret.

Keto i takojne vetem kohes qe ka qene drejtor i Galerise Kombetare te Arteve pa permendur rikthimin e tij te dyte ne kete galeri kesaj here si bashkepronar i Bienales se Tiranes duke zaptuar me vite mjediset e GKA-se pa para duke e perdorur kete te fundit si hapesire private per projektet e tij. Ende sot me gjithe punen e jashtezakonshme te bere vazhdojne te mbesin gjurmet dhe shenjat e abuzimit me hapesirat e saj nga ai personalisht kete radhe jo si drejtor por si perfitues i rendomte te cilin e perzune nga dera dhe u fut nga dritarja. Kujtesa e artisteve dhe e publikut eshte ende e fresket ndaj shkaterrimit te institucionit te GKA-se nga ai dhe nga lloji i tij por nuk eshte as koha as vendi per te treguar keto histori le ta leme te vijoje ne kerkim te ndonje dritareje tjeter tanime nga faqet e shtypit.

Ne perfundim deshiroj ti siguroj lexuesit qe salla ne fjale per aq kohe sa mbeshtetet ne nje argumentim teorik dhe ne kujtim te asaj kohe me specifikat e veta shqiptare te zhvillimeve ne arte do te vijoje te quhet Piktura Formaliste e Realizmit Socialist 1969 ndash 1974 dhe se mendimi ndryshe i z. Qendro nuk perben vecse nje rast kureshtar te se drejtes demokratike per te shkruar edhe ata qe nuk kane te drejte.

Drejtor i Galerise Kombetare te Arteve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›