Kercenimi i Aldo Bares ne gjykate Nuk ma merrni dot Lagunen

I pandehuri nxirret nga salla e gjyqit kercenime edhe per punonjesin e policise se gjykates
Ka vijuar serish me kercenime procesi gjyqesor kunder Aldo Bares i njohur ndryshe si Alfred Shkurti dhe kapoja i Bandes se Lushnjes. Kercenimet e tij kane nisur me kreun e qeverise dhe kane perfunduar me pas te polici i toges se shoqerimit i cili ishte duke shoqeruar deshmitarin ne sallen e gjyqit. I pandehuri i eshte drejtuar me kercenime perfundimit te deshmise se Luan Hoxhes nje prej ish-pronareve te Lagunes se Karavastase i cili si 60 punonjesit e tjere firmosen nga frika shitjen e saj kundrejt shumes qesharake prej 60 mije lekesh. Kercenimi erdhi ne nje moment kur asnje nga deshmitaret nuk ishin duke e akuzuar nderkohe qe ishte duke u folur per piken e dobet te te pandehurit Lagunen e Karavastase e cila tashme eshte e konfiskuar dhe ne administrim nga shteti. Ju vjen padroni i ri ju viziton cdo nate me kane thene. Kujdeset per ju dhe familjen tuaj. Por ta dini mire jam une padroni juaj. Nuk ma merrni dot Lagunen sa te jem une gjalle nuk ma merr kush pronen time. Uje te zi do nxjerr ketu cfare them e mbaj nuk bej presion une - kane qene fjalet kercenuese te te pandehurit Bare i cili nuk ka kursyer pa permendur as Kryeministrin Sali Berisha duke shtuar Nuk ma merr dot Lagunen Sali Berisha. E gjendur perballe kesaj situate gjyqtarja Fatmira Hajdari ka urdheruar nxjerrjen jashte te te pandehurit duke u shprehur se nuk ka ndermend njeri te marre ate qe i takon atij por ajo qe u eshte marre te tjereve nuk do ti ngelet Bares. Dhe ndersa policet brenda kafazit po i vinin prangat per ta nxjerre jashte salles se gjyqit i pandehuri Bare ka vijuar kercenimet por kesaj radhe jo ndaj deshmitarit apo gjykates por ndaj njerit prej policeve te salles duke iu drejtuar me fjalet Pse me shikon Cfare ke qe me shikon ashtu Ta tregoj une mire ty se cfare te bej. Me pas gjyqtarja Hajdari i eshte drejtuar avokatit te Bares duke i kerkuar te konsultoje dhe ti terheqe vemendjen klientit lidhur me kercenimet dhe fjalet mjaft te ndyra te perdorura gjate seances por jo vetem dje por edhe here te tjera.
Hoxha Si firmosem dy letra te bardha per dorezimin e Lagunes
Para se te fillonte debati dhe te pandehurin ta nxirrnin nga salla e gjyqit nisi te deshmonte nje punonjes i Lagunes se Karavastase Luan Hoxha nje nder ish-pronaret e meparshem te saj para se kjo prone ti kalonte ne pronesi Aldo Bares. Kam punuar ne Lagunen e Karavastase ne vitin 1997. Babai im ka qene bashkepronar me 60 punetoret e tjere. Por kur u semur ai une e zevendesova dhe perfundimisht ngela punonjes aty. Kisha vetem dy dite ne pune kur pashe te gjithe peshkataret te shkonin ne nje zyre dhe te firmosnin dhe te merrnin nga 600 mije leke. Ishin dy persona qe nuk i njihnim ne ate zyre nderkohe qe njeri pas tjetrit firmosnim ne dy letra te bardha. Ndryshimin e pronarit te Lagunes na e njoftoi Tahir Zela. Pasi erdhi firma tjeter Laguna filloi te ruhej. Ne fakt ne nuk morem vesh me shume se cfare po ndodhte morem ato leke firmosem ku na thane dhe ikem - vijoi deshmine Luan Hoxha ndersa deklaroi se nuk i kishte kercenuar njeri jashte dhe se firmosen e i moren leke pa kuptuar se cfare po benin.
Meco Banda me mori mua dhe vellane ne komisariatin nr. 2
Nje tjeter deshmi ka qene dje ajo e Pellumb Mecos i cili eshte marre peng nga Banda e Lushnjes se bashku me vellane e tij Zyber Meco. Madje mes deshmitarit dhe te pandehurit Bare pati replika pasi ky i fundit filloi ta pyeste pse e moren dhe me cilen parti ishte. Deshmitari iu pergjigj se nuk kishte pune me te dhe se nuk e ka permendur nderkohe qe ende nuk e dinte pse e kane marre ate dite ne ambientet e komisariatit nr. 2. Ka qene Arti Alicko Maksim Cela dhe Arben Borici qe me moren mua dhe vellane me nje furgon te bardhe te blinduar dhe na cuan ne ambientet e komisariatit nr. 2. Aty gjetem deputetin e PD-se Ilir Bano dhe ish-kreun e PS-se per Lushnjen Ylli Sefen. Degjuam Boricin dhe Banon te debatonin pse nuk shkruhej per banden ne gazeta dhe se ata ishin duke mbrojtur vajzat e Lushnjes dhe tregtaret qe te mos prekeshin. Bano u tha se nuk ishte deputet i tyre dhe se ata e kishin deputetin e tyre ne PS. Me pas na larguan por me pare degjova Arben Boricin qe po fliste me nje person qe i drejtohej me fjalen shef. Nuk di me ke po fliste ndersa dua tju them se nuk di as sot pse na moren ate dite ne ate garazh - ka perfunduar deshmine Pellumb Meco.
Cela Nuk di kush ma vrau nipin Artur Dajen
I pari deshmitar ne seancen e djeshme ka qene Xhavit Cela daja i rivalit te Aldo Bares Artur Dajes. I thirrur per te dhene versionin e tij te ngjarjes Cela ka deshmuar se nuk kishte asnje dijeni per personat qe kishin vrare nipin e tij Artur Dajen. Por kishte mesuar se Turi ishte shok i ngushte me Aldo Baren por qe me vone u be hasm me te qe ndryshe quhej edhe Alfred Shkurti. Para trupit gjykues ai tha se nuk dinte nese nipi ishte gjalle apo kishte vdekur dhe se pas djegies se shtepise motra e tij kishte luajtur mendsh. Me pas prokurori kerkoi leximin e nje procesverbali lidhur me nje bisede mes Xhavit Celes dhe krushkut te motres i cili e ka vene ne dijeni per vrasjen e nipit. Qemali me tha se kane vrare Tur Dajen. Me tha se jo vetem e kane vrare por koken e tij e kane shetitur ata te bandes neper qytet. Prej vitit 1998 nuk kam pasur asnje kontakt me familjen e nipit tim. I thashe Qemalit se nuk me interesonte cfare kishte ndodhur e se ishte kohe rremujash dhe nuk doja te perzihesha. Familja e motres sime ka pasur perplasje me familjen e Alfred Shkurtit - ka perfunduar leximin e deklarimeve prokurori.
Kercenimet e Bares per Lagunen
Aldo Bare Ju vjen padroni i ri ju viziton cdo nate me kane thene. Kujdeset per ju dhe familjen tuaj. Por ta dini mire jam une padroni juaj. Sa te jem une gjalle nuk ma merr kush pronen time. Uje te zi do nxjerr ketu. Nuk ma merr do as Sali Berisha se... Nderhyn gjyqtarja Fatmira Hajdari e cila i kerkon te mos beje presione ne gjykate.
...Cfare them une e mbaj nuk bej presion une. Une coj Shqiperine ne Janine dhe sjell Janinen ketu. Lagunen nuk ma merr dot as Sali Berisha dhe asnje tjeter.
Gjyqtarja Hajdari Do marresh cfare te takon ate qe nuk eshte jotja nuk e merr dot. Mos na bej presion ketu ne gjykate.
Aldo Bare kercenon policin e gjykates Pse me shikon Cfare ke qe me shikon ashtu Ta tregoj une mire ty se cfare te bej.