E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perse eshte ne renie racizmi ne Gjermani

A jetojne sot ne Gjermani teper te huaj - kete donte te mesonte nga gjermano-perendimoret ne vitin 1984 Instituti Allensbach per demoskopi. Kur anketuesit perseriten sondazhin 25 vjet me vone ne Gjermanine e bashkuar konstatuan nje ndryshim te madh pjesa e atyre te cilet i pergjigjeshin po pyetjes kishte zbritur nga 79 ne 53 per qind megjithese pjesa e te huajve ne zonen e anketimit ishte rritur nga 7 ne plot 10 per qind.

Luhatje konjunkturore

Me pyetje te formuluara disi ndryshe universiteti i Bielefeld-it hulumtoi mbi te njejten tendence ne nje studim qe ka nisur ne vitin 2002. Mes 2002 dhe 2011 aprovimi i tezes ne Gjermani ka teper te huaj ra nga 55 ne 44 per qind. Armiqesia ndaj te huajve momentalisht tregon nje tendence renieje thote Andreas Zick nje nga autoret e studimit. Por nese shohim dhjete vitet e fundit konstatojme edhe rritje te herepashershme.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Profesor Andreas Zick

Politologu nga Klni Christoph Butterwegge konfirmon gjithashtu paqendrueshmerine e ketyre tendencave. Racizmi i nenshtrohet luhatjeve konjunkturore thote ai. Kur ka rritje ekonomike kur mbizoteron mireqenia joshja per te kerkuar fajtore eshte me e vogel. Ne kohe krizash perkundrazi qendrimet ekstremiste te djathta shtohen.

Kjo lidhje vertetohet edhe nga ne aspektin empirik. Vendimtar eshte perceptimi individual per krizen shpjegon sociologu Andreas Zick Kur njerezit pavaresisht se ciles shtrese i perkasin ndihen te kercenuar nga nje krize kemi edhe shtim te paragjykimeve.

Nje tjeter ndikim te rendesishem kane sipas mendimit te eksperteve disktutimet shoqerore. Keshtu debati i ndezur per ashpersimin e ligjit te azilimit ne fillim te viteve 1990 solli nje rritje te qendrimeve armiqesore ndaj te huajve. Edhe dhuna raciste u rrit ne menyre drastike dhe arriti kulmin me protestat disa ditore kunder dy strehave per refugjate ne lindje te Gjermanise.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Debati publik qe shkaktoi Thilo Sarrazin nuk i ashpersoi qendrimet armiqesore ndaj fese islame

Paradoksi Sarrazin

Pasojat e debateve publike jane megjithate te veshtira te parashikohen. Vitin e kaluar politikani socialdemokrat Thilo Sarrazin shkaktoi nje diskutim disa muaj te gjate rreth myslimaneve qe sipas tij nuk pranojne integrimin. Por qendrimet armiqesore ndaj fese islame nuk u shtuan aspak perkundrazi.

Tendenca afatgjate mbetet megjithate e pandikuar nga shtimi apo reduktimi i qendrimeve raciste. Vihet re nje hapje gjithnje e me e madhe shoqerore thote sociologu Andreas Zick. Vecanerisht ne qytete shohim se njerezit vleresojne shume larmine kulturore pasi atje ajo eshte realitet ne jeten e perditshme. Kjo ruan nje norme pozitive e cila tashme eshte etabluar mjaft mire.

Pakice e gatshme per dhune

Ulrich Wagner psikolog social ne Universitetin e Marburgut e konsideron te nje rendesie qendrore kete bashkejetese. Nga studimet dime se grupet i reduktojne paragjykimet dhe stereotipet kur hyjne ne kontakt me njeri-tjetrin thote Wagner. Kush ka perjetime personale me migrante ndikohet shume pak nga atmosfera sociale. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Proteste kunder ekstremizmit te djathte ne Gjermani.

Por studiuesi nuk mendon se nuk ka me vend per vigjilence Ne pergjithesi vihet re nje ulje e armiqesise ndaj te huajve por kjo nuk do te thote se kjo vlen njelloj per te gjitha segmentet e popullsise. Nje pjese shkeputet gjithnje e me shume nga ky zhvillim. Dhe ky grup nuk eshte aspak i vogel. 19 per qind e te anketuarve ne studimin e Bielefeld-it iu pergjigjen po thenies Kur te tjeret zgjerohen shume tek ne duhet tu tregojme ne rrethana te caktuara dhe kur eshte e nevojshme edhe duke perdorur dhune se kush eshte i zoti i shtepise.

Edhe duke iu referuar tendencave te pergjithshme te zhvillimit te shoqerise duhet treguar kujdes thote Wagner Mund te jete pozitive qe me pak njerez besojne se tek ne ka teper te huaj. Megjithate duhet te jemi te vetedijshem se pjesa qe ka mendim te kundert eshte ende rreth 50 per qind.

Autor Dennis Stute / E. Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›