E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashegimia kulturore e UNESCO-s Mbrotje e paqarte

DW-WORLD.DE Fado muzika popullore portugeze qe eshte kaq e trishtueshme dhe tematizon shpesh vuajtjet e dashurise sapo eshte shpallur trashegimi jomateriale kulturore. fare kuptimi ka te kthesh traditat kulturore ne objekte kulturore

Dieter Offenhuer E para eshte qe terhiqet vemendja publike. E dyta do te ishte e deshirueshme qe te merreshin masa per ruajtjen dhe vazhdimin e zakoneve te tilla te gjalla.

I duhen fados masa te tilla

Per kete mund te debatohet gjate. Portugalia eshte shume krenare qe fado behet e njohur nga nje organizate e tille nderkombetare. Por fado ne fakt nuk kishte nevoje. Ajo nuk eshte e ankoruar thelle ne rrethet te cilat e kendojne por eshte futur mjaft edhe ne tregun komercial. Ka gjera te tjera qe mbase e kane me te nevojshme mbrojtjen nga UNESCO. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dieter Offenhuer zevendessekretar i pergjithshem dhe zedhenes shtypi i Komisionit gjerman te UNESCO-s.

Para pak kohesh ne listen e traditave te perpiluar nga UNESCO qe jane pak popullore eshte futur nje ritual urtesie nga Mali. Si merren vendimet per zakone te tilla qe nuk njihen ne nivel nderkombetar

Ne fakt ne jemi pikerisht per gjera te tilla. Edhe nje shembull tjeter ne zonen kufitare midis Peruse dhe Ekuadorit ekziston nje fis gjuha e te cilit ka ekzistuar kur Kolumbus zbuloi Ameriken. Ne te jane ruajtur te gjitha njohurite klimaterike dhe te historise se natyres se Amazones njohurite per shendetin. Sot ekzistojne vetem pese vete ne bote qe e flasin  kete gjuhe. Pra ekziston nje potencial rreziku i cili nepermjet solidaritetit nderkombetar dhe njohjes prej UNESCO-s mberrin ne vetedijen e publikut.

Vetedija ekziston prej kohesh. A mund te jete kjo me shume se nje politike simbolike Edhe  UNESCO nuk mund ta shpetoje nje gjuhe nese ate e flasin pese vete.

Ky nuk eshte qellimi dhe qellimi nuk eshte as te te mbahen ne jete ne menyre artificiale tradita te ndryshme. Megjithate ne duhet te perpiqemi qe ne gjuhe te tilla te ruajme dijet dhe ti dokumentojme.

Por kemi te bejme edhe me nje ceshtje tjeter sic pyesim ne ne Gjermani fare fshihet pas nje kostumi popullor tradicional qofte ai ne Laos apo tek sorbet e Gjermanise lindore.

Bildunterschrift Fado portugeze eshte futur ne trashegimine boterore kulturore

Si vleresim dhe respekt ndaj nje kulture

Pikerisht per kete. Qe te behemi te vetedijshem per shumllojshmerine kulturore te ketij globi. Aty zbulohet shume. Ajo qe habit UNESCO-n vete eshte se kjo pranimi i gjere dhe perpjekjet e medha ne gjithe boten per tu bere pjese e listes. Por kjo eshte e lidhur edhe me rreziqe.

Per shembull me rrezikun qe lista te zgjerohet ad infinitum nese cdo zakon cdo feste popullore te vendoset ne ruajtje. Si mund te percaktohen me me shume kuptim keto kritere

Kjo eshte shume e veshtire. Une nuk jam as i sigurt nese UNESCO eshte ne moment zot i situates - duke patur parasysh 230 kerkesat qe jane bere brenda pak viteve. Rreziku i pare eshte qe te behemi inflancionere. Por problemi eshte edhe se nje program i tille instrumentalizon qellimet fillestare dhe perdoret si instrument marketingu per turizmin. Ne Laos ka pershembull grupe vallesh qe kane qene pas luajtur me pare vetem ne oborrin mbreteror dhe nje here ne vit ose nje here ne jete luanin rituale te caktuara. Sot ate mund ta shihni ne hotel te henen te merkuren dhe te premten. Pas shfaqjes valltaret veshin jeans-es dhe shkojne ne shtepi.

Bildunterschrift Yaokwa ritual brazilian

Kjo do te thote se sa vendos UNESCO vulen behet popullarizimi dhe bashke me te dhe zhvleftesimi

Ne moment kemi nje tendence ne kete drejtim ne gjithe boten. Kjo eshte e kunderta e asaj qe kerkon te arrije UNESCO. Ajo kerkon te jape kontribut qe tradita e gjalle te kaloje  nga njeri brez tek tjetri.

Si mund te behet kjo

UNESCO mund te organizoje nje grup ekspertesh nderkombetare qe mban syte vigjilente mbi tradita te tilla dhe kujdeset qe te krijohen kushtet politike. Qe ne politiken e tyre kulturore shtetet te kujdesen vete per pakicat dhe pasurine shpirterore. Por as nxitja ekonomike e manifestimeve te tilla nuk mund te nenvleresohet per t i shfrytezuar ato per turizmin.

Dieter Offenhuer eshte zevendessekretar i pergjithshem dhe zedhenes shtypi i Komisionit gjerman te UNESCO-s. 

Intervistoi Aya Bach

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›