Përse më ra për pjesë të jetoj në gjysmën e butë?

Berisha në Shkodër
S’di pse mu kujtua përralla e vjetër që gjyshja ime e moçme ma tregonte kur isha fëmijë. Sapo dëgjova Kryeministrin tim te deklaronte në Shkodër se vota pro demokracisë (nënkupto pro PD-së) do të shpërblehej, mu kujtuan pagesat financiare të energjisë, uji, taksat për bizneset, gjobat e lëna pa paguar, e të tjera kusure financiare që duhet pranuar, mbajnë shtetin më këmbë, të cilat ne, nga dheri i butë, i paguajmë një për një. E kundërta ndodh në disa bastione të djathta, ku energjia paguhet deri në 15 përqind, taksat deri më 25 përqind, uji mbase fare, gjobat harrohen ose falen etj, etj. Më torturon gjithnjë pyetja retorike se përse më ra për pjesë të jetoj në gjysma pule kur mund të isha më mirë në gjysma gjelin bastion.
respublica.al