E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse shteti i socialistëve i la të mbyteshin viktimat e 9 janarit?

Ne prag të mitingut të paralajmëruar të Gërdecit, soc-komunistët duhet t’i përgjigjen edhe grevës që familjarët kanë zënë prej disa ditësh

Atë që ne e quajmë të dhimbshme ka të bëjë me viktimat e 9 janarit. Ata që humbën në humbëtirë e madhe ujore në detin e jugut ishte përgjegjësi e shtetit, që drejtonin socialistët. Kohëqeverisjet socialiste ishin kohë eksodesh të mëdha dhe me viktima e varre të hapura, në detin e paanë. Që prej ditës së zezë të ’97-s, kanali i Otrantos ka punuar non-stop si një linjë e rregullt trafiku mes dy vendeve tona. Si një linjë, që mbolli viktima. Skafet që qeveria Berisha i mbylli në një moratorium 3-vjeçar me një afat shtyrjeje, janë quajtur taksitë e Adriatikut. Këto linja trafiku frynin xhepat e pushtetarëve socialistë. Që këtu nga Vlora, zinin fill trafiqet më të mëdha që përfundonin në disa vende të Europës. Me skafe e tragete u ngritën linja të rregullta trafiku klandestin, të cilët shtonin depozitat bankare të pushtetarëve socialistë. A nuk e patë si u nxinë, si u marrosën dhe si shpifën e çfarë s’bënë e thanë për ligjin e skafeve, që pillte çdo javë vetëm viktima. Pikërisht për të kërkuar këtë përgjegjësi familjarët e të mbyturve të 9 janarit janë ngujuar në një grevë. Por ata kërkojnë viktimat e zhdukura ku gjurmët e tyre nuk u gjetën. Dhe çfarë mund të bëjë ky shtet? Ato që duhen kërkuar janë dy; Prokuroria shqiptare të gjejë e t’i japë rrugë hetimit e dënimit, duke përcaktuar përgjegjësitë për shtetarët e lartë. Dhe së dyti, të identifikohen përgjegjësitë e ish-pushtetarëve që drejtonin shtetin.
A duhet t’i gjejë shteti? Sigurisht, por edhe Prokuroria është pjesë e këtij shteti. A nuk e shikoni se qeveria edhe kur kërkon ndonjë të drejtë tek prokuroria I vërsulen duke e akuzuar se po dhunon prokurorin etj.Sa për të treguar për gadishmërinë e Prokurorisë. A nuk e patë se për tre vetë që shkuan për trafik a çfarë deri në Kroaci me gomone të fikur për të mos i kapur radari, shteti i Sali Berishës mobilizoi helikoptërë e marinën detare, ndërsa për viktimat e 9 janarit shteti socialist bënte gjumin e madh e të rëndë. Njerëzit e ngritur me sytë e përgjumur nën cingërimën e atij dimri, e panë se si shteti socialist flinte i tëri ndonëse thirrjet televizive nuk munguan për gjithë natën. Apeli i tyre dhe i të gjithëve përfundoi në një hiç ose në një moskokëçarje të madhe. Pikërisht, këtë kërkojnë ata familjarët, nxjerrjen e përgjegjësve. Meqënse keni planifikuar një miting në përkujtim të Gërdecit, u jepni llogari edhe atyre të ngujuarve, që kanë një hall e dert të madh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›