Skënder Gjinushi kërcënon Edi Ramën bëhet xheloz për Erjon Veliajn
Kreu i PSD-së i ka dërguar një mesazh telefonik kreut të PS-së, ku i ka kërkuar të shprehet për fatin e partisë së tij në koalicionin e majtë, por edhe për pozicionin personal që ai do të zërë në listat e deputetëve. Vetë Gjinushi është kujdesur që mesazhi t’u shpërndahet edhe mediave, ndërkohë që merret vesh se arsyeja kryesore e xhelozisë është ndikimi i thellë që ka Erion Veliaj tek vendimet politike të Edvinit
TIRANE – Afeksioni që kreu i PS-ës Edi Rama, reciprocikisht po demonstron ndaj kreut të G 99-ës, Erjon Veliajt, ka bërë xheloz kreun e PSD-ës Skënder Gjinushit. Xhelozia e Gjinushit, ka shpërthyer deri në atë masë, sa ai edhe ti adresojë Ramës një mesazh kërcënues, ku i kërkon të zgjedhë mes Veliajt dhe atij. Pas këtij mesazhi, mësohet se ende Rama nuk i ka kthyer një përgjigje Gjinushit.
Xhelozia e Skënder Gjinushit
Në kushtet kur, beteja në radhët e opozitës për sa më shumë protagonizëm, ka marrë përmasat e luftës brenda llojit, Skënder Gjinushi, i ndjerë i rrezikuar pse ka humbur “vendin e nderit” nën sqetullën e Edi Ramës, mësohet se pak ditë më parë ti, ketë dërguar në mesazh, kërcënues Edi Ramës.
“Saktëso pozicionin tim në koalicion, si dhe kontributin, ku dhe si ta jap”.
Ky mësohet të ketë qenë thelbi i mesazhit që kreu i PSD-ës, Skënder Gjinushit, aleatit të vjetër i koalicionit të majtë, për kreun e PS-ës, Edi Rama.
Pas kësaj mësohet se Edi Rama, ende, nuk i ka kthyer përgjigje mesazhit kërcënues të Skënder Gjinushit.
Ndërkohë, xhelozia e Gjinushit që ka arritur kulmin me këtë mesazh, ka qenë e akumuluar më herët brenda tij. Burime të PSD-ës, bashkëpunëtorë të afërt të Gjinushit, bëjnë të ditur se, për shkak të këtij zemërimi, ai vetë nuk është shfaqur këto ditë në media, duke zgjedhur të refuzojë mbështetjen ndaj Ramës, pa marrë një përgjigje për “statusin” që ai do të ketë brenda një prej koalicioneve të majta, atij të drejtuar nga PS-ja.
Protagonizmi i Erjon Veliajt
I shndërruar në një beniamin të Edi Ramës, Erjon Veliaj, për ditë e më shumë po tregon një zell të papërtuar, prej shërbëtori. I ngarkuar nga Rama, për të kryer ato punë që kreut të PS-ës, nuk i del koha ti kryejë vetë, Erjon Veliaj nuk përton që, sikurse dje, që rendi deri në Shkodër për “të zbutur” akuzat dhe sfidën për debat të Ilir Metës, për kreun e PS-ës.
Nga ana tjetër, ky kreu i G 99-ës, nga pozitat e “të përkëdhelurit”, nuk ka reshtur gjithashtu të bëjë “suflerin”, duke mos bërë asgjë më shumë se sa përsëritje deri ën gjestikulacione, të teorive e pallavrave të kreut të PS-ës, për kallinjtë e misrit steril, fermerët, minatorët, Gërdecin, anëtarësimet në NATO e BE, etj., etj.
Aq të shpeshta janë bërë këto shfaqje, jo vetëm fizikisht, të Erjon Veliajt përkrah Edi Ramës, sa i kanë rënë në sy për keq edhe Skënder Gjinushit.