Vështrim/Serbia njeh vetëm gjuhën e forcës
Serbia moti kishte përgatitur shumë elaborate shfarosëse në dëm të popujve josllavë ne ish-Jugosllavi e veçmas kundër shqiptarëve të Kosovës. Për t’i realizuar këto projekte famëkëqija Serbia, si njeri të përshtashem e “gjeti” kryekriminelin Sllobodan Milosheviq. Ky monstrum nuk arriti ta realizonte projektin për Serbi të Madhe, por për 10 vite sa zgjati lufta la pas veti mbi 300 mijë njerëz të vrarë e të masakruar, kryesisht në Bosnje dhe në Kosovë. Për krimet e luftës në ish -Jugosllavi në vitin 1993 nga Këshilli i Sigurmiit të Kombeve të Bashkuara u formua Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës, që njerëzit përgjegjës të jepnin llogari për shkeljen e të drejtave të njeriut në luftërat ballkanike. Duhet theksuar se nga viti 1992/93 në krye të shtetit serb ishte pikërisht ideatori i të gjitha të këqijave mbi shqiptarët, famëkeqi Dobrica Qosiqi, i cili gjithashtu pwr kwto projekte e deklarata publike nw dwm tw shqiptarwve ishte dashur tw pwrgjigjej para Gjykatws sw Hagws. Tribunali nxori para gjyqit kryekriminelin Millosheviq, por në qelitë e burgut të Sheningenit ai vdiq pa e marrë dënimin e merituar. Duket ashiqare së dikush e kishte jetike interesin që Millosheviqi mos të dënohej, sepse kështu do të dënohej Serbia për gjenocid. Këtë pohim tonin e vërteton katërciperisht edhe fakti tjetër se para pak ditësh nga të gjitha aktakuzat u lirua Millan Millutinoviq dhe u dënuan disa persona të tjerë më pak të rëndësishem. Absurd se jo mahi. Edhe kësaj radhe gjykata e Hagës u tregua se po ndikohet nga qarqet e caktuara politike. Në njëfarë menyre ka qenë e ditur se as Milutinoviqi nuk do të dënohej nga TPI, edhe për shkakun se dy herë radhazi gjykata ndërkombëtare e Hagës e pat refuzuar kërkesën e myslimanëve të Bosnjës që Serbia të dënohet për gjenocid. Qe Serbia të dënohet për gjenocid para disa kohësh e kërkoi edhe Kroacia e presidentit Stipe Mesiq, por nuk mori ndonjë përgjigje pozitive nga kjo gjykatë, pos që edhe Serbia në anën tjetër kërkoi që edhe kroatët të përgjigjën gjoja për gjenocid mbi serbët në Serpska Krajina, kur ata u dëbuan me aksionin ushtarak “Oluja”. Edhe Serbia pasmillosheviqiane e presidentit Boris Tadiq gjoja të reformuar, me një politikë pak më ndryshe, nuk ka hequr dorë nga kërkesa shoviniste për krijimin e Serbisë së Madhe. Duke pasur parasysh situatën në Bosnje, ku për çdo ditë Millorad Dodik i Republika Serpskës po kërkon mbajtjen e referendumit për shkëputje nga BH, dhe në anën tjetër planin famoz gjashtëpikësh të Ban Ki Munit, Serbisë së Tadiqit shumë iu kanë rritur orekset për Serbi të Madhe edhe nese dikujt kjo i duket absurditet. Kërkesa e administratorit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanierit për bisedime midis Prishtinës dhe Beogradit sipas planit gjashtëpikësh shkon në sinkron me planet e mëdha serbe. Edhe në të kaluarën por edhe sot Serbia pas gjithë zullumit që bëri, nga qarqet e caktuara evropiane ende po përkëdhelet. Vetëm deri diku kohën e fundit ministrit të jashtem serb Vuk Jeremiqit i është tërhequr vërejtja për deklaratat e tij kuturu dhe ofenduese karshi strukturave të BE. Faktorizimi i Serbisë as që ishte dashur të ndodhë, ndoshta edhe për 50 vite, siç ndodhi me Gjermaninë e kohës naziste. Nuk mbahet mend se në një luftë lokale të këtë pasur kaq shumë viktima e maskara si ndodhën më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë. Madje inkuadrimi kaq i shpejtë i Serbisë në strukturat e Evropës siç po pretendojnë disa udhëheqës të lartë të BE-së është absurditet i llojit te vet. Serbia nuk po kushtëzohet as me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Udhëheqjes së pareformuar serbe as që po i bie ndërmend për kërkim falje për mijëra viktima që lanë pas në Bosnje dhe Kosovë. Edhe Tadiqit, Jeremiqit me kompani, shtetet vendimarrëse t’ua tregojnë forcën sikurse ia treguan dikur kryekriminelit Millosheviq, se të ardhurit nga Karapatët me gjasë nuk marrin vesh ndryshe. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohej përfundimisht paqja dhe siguria në Ballkan…
...