Perseri Strauss Kahn Ne liste per president pas skandalit

Ish-kreu i FMN-së, një ditë pasi ka marrë lirinë nga arresti shtëpiak, ka marrë edhe propozimet e para për tu rikthyer në skenën politike franceze. Miqtë e ngushtë të politikanit që para skandalit seksual në Nju Jork, kryesonte listën e kandidatëve socialistë për presidencialet e 2012-ës, thanë se Kahn mund t’i rikthehet planit të parë tashmë që ka marrë lirinë. Prokurorët ndryshuan masën e sigurisë për Kahn pas dyshimeve të forta për akuzuesen, shërbyesen nga Guinea, e cila u vërtetua se ka gënjyer edhe për letrat e saj të azilit.
Radiot dhe televizionet në Francë janë përfshirë nga ethet e një skandali tjetër, të madh po aq sa edhe ai i akuzës për përdhunim ndaj shefit të FMN-së. Në qendër është kthesa spektakolare në çështjen Dominique Strauss-Kahn, nëse ky i fundit do të dalë i pastër nga të gjitha akuzat dhe mundësia e një komploti për ta nxjerrë nga gara presidenciale. Spekulimet kanë marrë përmasat e titujve të parë në Francë, çdo të bëhet nëse gjykata në Nju Jork e rrëzon padinë për tentativë përdhunimi?
Kryeministri i fundit socialist, Lajonel Zhospë, thotë se nëse hipoteza e pafajësisë së Kahn vërtetohet, atëherë do të jetë në dorë të tij të vendosë dhe pastaj do të vendosin edhe socialistët francezë.
Korrespondenti i BBC-së në Paris, thotë se pavarësisht ngjarjeve në gjyqin e Kahn, pritjet e francezëve janë të mëdha se akuzat kundër tij do të rrëzohen. Dhe nëse kjo ndodh, i vetmi person që mund ta nxjerrë Strauss Kahn nga gara e vitit të ardhshëm, kundër presidentit Sarkozi, është ai vetë.
Kahn tashmë është i lirë të udhëtojë brenda Shteteve të BAshkuara, por jo jashtë kufijve, dhe duhet të dalë sërish para trupit gjykues më 18 korrik.