E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke europianet japin nje pjese te kredise

Qeveria greke tashmë mund të paguajë detyrimet e veta , pasi ministrant e Financave të eurozonës kanë vendosur të japin një pjesë të kredisë së planifikuar të diskutohej të dielën, një ditë më herët. Por, kredia e re do të jepet përmes videokonferencës, pa pritur takimin.

Duket se Greqia ndodhet nën presion të madh për para, ndaj edhe lëvrimi I fondit të ndihmës kërkohet me shpejtësi. Menjëherë pas miratimit të paketës së re të kursimeve në parlamentin grek, ishte kryeministri Papandreu që me anë të letre, i kërkonte presidentit të Komisionit Europian, Hoze Emanuel Barroso, të përshpejtonte ndihmën e premtuar për Athinën.
 
Vendimi për zhvendosjen e takimit, sic raportojnë agjencitë e lajmeve, erdhi nga kreu i eurogrupit, Zhan Klod Junker.
Ndërkohë, debati për ofrimin e paketës së re për Greqinë prej 120 miliardë eurosh do të zhvillohet më 11 Korrik, tha Juncker, në takimin normal të ministrave të Financave. Por ende nuk dihet nëse do të ketë një ujdi për këtë paketë.

Megjithatë Greqia mund të marrë frymë lirisht për sa kohë, pjesa e premtuar e kredisë prej 12 miliardë eurosh, do të jetë e shpejtë. Protestat e ashpra që shoqëruan kalimin e paketës së kursimeve në parlamentin, nuk mundën të sjellin ndonjë ndryshim.  Kursimet dhe privatizimet, si kushti i vënë nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja për të dhënë kredinë, janë të domosdoshme për shmangien e falimentimit.

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 02 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›