E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsëri telashe për Majk Tajson

Tajson, 43 vjeç, nuk e pranoi akuzën, me pretendimin se ishte vetë fotografi ai që e goditi i pari. Por sipas dëshmisë së paparacit, ish-boksieri e goditi sepse donte t’i merrte aparatin fotografik. Kjo nuk është hera e parë që amerikani përballet me drejtësinë. Para disa vitesh ai ka vuajtur dënimin për përdhunim dhe më pas ëshstë liruar me kusht.

Sipas zëdhënësit të “Iron Mike”, Tomi Bruk, ishte vetë fotografi ai që sulmoi i pari. Si pasojë e goditjes së marrë, ai është transportuar menjëherë në spital, me një frakturë në fytyrë. Në momentin e përleshjes, Tajson ishte së bashku me gruan dhe djalin 10 muajsh. Majin e kaluar, ai humbi një fëmijë, vajzën 4-vjeçare, Eksodus.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›