E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet një 38-vjeçar në Tiranë

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur 38-vjeçari, Arben Visha është qëlluar me armë, duke humbur jetën brenda pak momenteve, pa mundur të mbërrinte në spital.

Policia bëri të ditur se viktima kishte marrë dy plumba në trup me anë të një arme pistoletë. Policia nisi menjëherë hetimet, por deri më tani asgjë nuk dihet rreth autorëve të këtij krimi. Në momentin e vrasjes, Visha ishte i vetëm në rrugë ku kishte shumë pak njerëz.

Errësia dhe mungesa e dëshmitarëve e kanë bërë më të vështirë për hetuesit zbardhjen, ose të paktën të dhëna rreth autorit të ekzekutimit. Ekspertë të policisë po hetojnë për ngjarjen, rrethanat, motivin dhe po punojnë për kapjen e autorit që shkaktoi vdekjen e 38 vjecarit Visha. Paraprakisht mendohet se vrasje mund të jetë kryer për motive të hakmarrjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›