E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsëritet finalja

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 13:34

Të premten në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për përcaktimin e qifteve që do të ballafaqohen në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i Evropës, Inter do të përballet me Bayern Munchen, ekipe këto të cilat u takuan në finale të edicionit të kaluar të kësaj gare.

Ndërkohë, super-sfida e këtij rrethi do të jetë ajo ndërmjet Arsenalit dhe Barcelonës, skuadra këto që po kalojnë nëpër një formë të shkëlqyeshme kohëve fundit.

Këto janë qiftet e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve:

Roma - Shakhtar Donetsk
Milan - Tottenham
Valencia - Schalke 04
Inter - Bayern Munchen
Lyon - Real Madrid
O. Marseille – Man. Utd.
Arsenal - Barcelona
Copenhagen - Chelsea

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›