E Diel, 1 Nëntor 2026

Pershendetja e “Bypassit” të fundit të 2008-s



“Përshëndetje dhe ju falënderojmë që këtë prag fundviti zgjodhët hapësirën e “Bypassit” për t’u keqinformuar. Të gjithë do të jemi duke u përgatitur për të festuar, por ato që do të festojnë më shumë do të jenë dosjet. Një gazetë botoi këto ditë një listë të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, ku binte në sy se një pjesë e tyre mbante pseudonime kafshësh ose shpendësh.
Thuhet se kjo listë i ra në dorë kryeministrit, i cili u prek aq shumë nga lista sa menjëherë urdhëroi Kuvendin që të hapte të gjitha dosjet, pavarësisht nëse brenda tyre kishte shpendë, kafshë apo instrumentist녔
Kjo është hapja e “Bypassit” të fundit të 2008-s, i cili zakonisht do të transmetohet të dielën në orën 20.10 në Vizion Plus. Siç kuptohet, tema hyrëse do të jenë dosjet dhe debate që ato kanë ngjallur në shoqërinë shqiptare e më gjerë. Nga dosjet, emisioni kalon te një vendim i qeverisë, i cili mbështet mbarështimin e buallicave duke ofruar 100 mijë lekë për një kafshë të tillë. “Bypass”-i e kontraston këtë vendim të qeverisë me shpërblimin prej 50 mijë lekësh të ofruar nga kryetari i Bashkisë, Rama, për çdo foshnjë që lind në prag dhe gjatë ndërrimit të viteve. Ky shpërblim i majmë, shtoji kësaj pajisjen me kartë identiteti ose, siç njihet në botën e kafshëve, matrikullimin por edhe lëvizjen e lirë nëpër Europë, e bën shumë të lakmueshëm të qenit kafshë shqiptare. Nga historia e ndihmës për buallicat, “Bypass”-i ndërron marsh për t’iu afruar politikës së re. Me emrat e koduar “O lale” dhe “Foleja e artë”, “Bypass”-i parodizon vizitën e kryetarit të PS-së në Farkë dhe pranimin në parti të Astritit, njëri prej personazheve të një reality show shqiptar. Nga vizita në një reality show të tillë dhe ‘qoka’ e kreut të G99-s, Erion Veliaj, vjen edhe shtysa për t’i interpretuar të dy rastet si ‘shopping’ për gjetjen e negociatorëve që do pajtojnë të majtën. LSI-ja, sipas “Bypass”-it, e ka gjetur tashmë kryenegociatorin e saj te Sabit Brokaj dhe pritet vetëm që PS-ja dhe G99-a të çojnë në takim dyshen e tyre të nxjerrë prej “O Lale” dhe “Foleja e Artë”.
“Bypass”-i i kësaj të diele ndalet edhe te kërkesa e vllehëve që edhe kjo pakicë të ketë shkolla në gjuhën e vet. Kërkesa e mbështetur edhe nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, merr edhe ‘miratimin’ e “Bypass”-it, i cili kërkon që shkollat të hapen për të gjitha pakicat përfshirë këtu edhe eskimezët e delfinët. Në këtë logjikë, shoqata e sajuar e Turistëve dhe punonjësve Sezonalë kërkon që të hapet një shkollë edhe për të vetmin turist lihtenshtenjas që do të vizitojë Shqipërinë në verën e vitit 2009. Këto dhe të tjera, duke mos harruar OOPS-in e famshëm, do të mund t’i ndiqni të dielën, në orën 20.10, në Vizion Plus.

27 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›