E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pershendetja e presidentit Obama ne rastin e 70 vjetorit te Zerit te Amerikes

Pershendetje te gjitheve. Urime te gjitheve ne Zerin e Amerikes per sherbimin tuaj te jashtezakonshem 70-vjecar. Qe nga transmetimi i pare gjate Luftes se Dyte Boterore e deri sot Zeri i Amerikes vazhdon te jete zeri i lirise. Shume me perpara se ne te flisnim per fuqine e diplomacise publike ju e bete misionin tuaj ndihmen qe Amerika te komunikoje me boten per te treguar karakterin e vertete te vendit tone si dhe idealet dhe lirite te cilat ne mbeshtesim.

Perballe qeverive te huaja qe censurojne ju jepni lajme qe jane te sakta dhe objektive. Perballe regjimeve qe mohojne te drejtat universale ju i qendroni ne krah lirise dhe demokracise. Ndonjehere puna juaj shoqerohet me rreziqe te medha dhe sot ne perkujtojme ata njerez te familjes se Zerit te Amerikes te cilet kane dhene jeten per kete mision. Te tjeret mund te perpiqen te zhurmojne sinjalin tuaj ose te mbysin zerin tuaj por mesazhi yne nuk mund te ndalet. Nese eshte fjala per familjet e izoluara prapa perdes se hekurt apo per studentet qe perpiqen te hyjne ne internet prapa perdes elektronike disidente qe provokohen nga policia sekrete apo te rinj qe marshojne per dinjitetin dhe shanset qe meritojne ju jeni zeri qe i kujtoni ata se nuk jeni vetem dhe se ka nje vend me emrin Amerike qe qendron perkrah jush.

Kohet e fundit bota humbi nje prej ketyre mbrojtese te demokracise. Dy dekada me pare ne udhetimin e tij te pare ne Amerike si president nje nder ndalesat e para qe beri Vaclav Haveli ishte Zeri i Amerikes. Ai i kishte frymezuar bashkatdhetaret e tij dhe boten me thirrjen qe njerezit ti kunderviheshin genjeshtrave te diktatures duke jetuar me te verteten dhe ai ju njohu ju Zerit te Amerikes meriten se e ndihmuat qe ai dhe shume te tjere te vazhdonin nepermjet se vertetes qe ju tregonit cdo dite.

Vendi yne eshte me i forte dhe bota jone eshte me e drejte si rrjedhoje e perpjekjeve tuaja te palodhura. Prandaj ne emer te popullit amerikan dhe te miliona njerezve kudo ne bote te cilet marrin shprese dhe force nga puna juaj ju falenderoj te gjithe juve qe jeni Zeri krenar dhe i fuqishem i Amerikes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›