E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen uron Putinin për marrjen e postit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fog Rasmusen i ka telefonuar Vlladimir Putinit për ta uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

NATO përmes një deklarate ka thënë se Rasmusen dhe Putin janë pajtuar gjatë kësaj bisede për t`u takuar “në një të ardhme të afërt”.

Sipas deklaratës, Putini “ka theksuar përkushtimin për raporte të mira dhe të qëndrueshme me NATO-n".

Rasmusen, nga ana e tij, ka kërkuar nga NATO dhe Rusia që të arrijnë një marrëveshje për sistemin e planifikuar të mbrojtjes raketore të Evropës.

Moska ka kundërshtuar këtë plan, duke thënë se do të jetë i drejtuar kundër Rusisë, pretendim ky i hedhur nga NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›