E Diel, 1 Nëntor 2026

70 vjet VOA Sekretarja Klinton pershendet Zerin e Amerikes

Per shtatedhjete vjet me radhe Zeri i Amerikes ka qene nje burim i besuar lajmesh dhe informacioni per miliona njerez ne mbare boten. Qe nga lindja e tij Zeri i Amerikes eshte pershtatur vazhdimisht ne boten tone qe ndryshon me shpejtesi duke u rritur nga nje sherbim transmetimi radiofonik ne nje rrjet te gjalle multimedial qe perdor cdo medium ekzistues - nga televizioni ne Twitter.

Megjithate Zeri i Amerikes i mbetet po aq besnik misionit te tij sa edhe ne fillimet e tij ne vitin 1942. Ne ato pjese te botes ku zeri i lirise eshte i ndaluar apo i mbytur ju keni qendruar ne vijen e pare te luftes per nje media te lire. Dhe ndonjehere disa nga ju edhe kane rrezikuar jeten dhe te tjere kane sakrifikuar te tyret. Kete vit ne humbem nje korrespondent pakistanez i cili megjithe kercenimet e shumta per jeten iu perkushtua punes per ti dhene publikut informacione te paanshme dhe te sakta nga vendi ku transmetonte. Sot ne shprehim nderimet tona per gazetarin Mukarram Khan Aatif dhe per anetaret e tjere te familjes se Zerit te Amerikes qe fatkeqesisht dhe tragjikisht kemi humbur gjate viteve.

Ne jemi krenare per ju dhe mirenjohes per punen tuaj. Ju nuk i perfillni qeverite qe kerkojne te mbytin sinjalin tuaj qe deperton permes Perdeve te Hekurit dhe atyre elektronike per hir te ndricimit te forces se perhershme te lirise dhe te vlerave demokratike.

Prandaj nderkohe qe ju shenoni pervjetorin tuaj te 70 ju uroj te gjithe juve qe keni ndertuar kete rrjet mbareboteror qe keni sot. Ju faleminderit shume qe jeni Zeri i Amerikes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›