E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përshkallëzohet dhuna në Gazë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka tërhequr vërejtjen se mund të ketë përshkallëzim të dhunës, pas përleshjeve në mes të militantëve palestinezë dhe forcave izraelite, që lanë të vrarë 5 persona dh plagosën 30 të tjerë.

Ushtria izraelite tha se katër nga ushtarët e saj janë lënduar, kur një patrullë e tyre është goditur me raketë nga militantët palestinezë.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me tanke në zonën lindore të qytetit të Gazës.

Mjekët palestinezë thanë se pesë civilë janë vrarë dhe 26 janë lënduar nga granatimet izraelite.

Raportet e pakonfirmuara të medieve thonë se pesë raketa janë gjuajtur në një zonë të pabanuar të Izraelit, pas të cilit veprim, Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Gazë.

Kufiri i siguruar rëndë ka qenë dëshmitar i sulmeve në rritje të militantëve palestinezë, që kanë nxitur sulmet hakmarrëse të izraelitëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›