Bayerni më i rëndësishëm se Franca

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka bërë të ditur se gjiganti bavarez ka rëndësi më të madhe për të se ekipi i Francës.
29 vjeçari ka theksuar se kënaqet në Allianz Arena ku erdhi nga Marseille më 2007.
“Jam këtu që gjashtë vite. Gjithçka është në rregull. Jam i lumtur dhe kënaqem në Munich. Për mua Bayerni është më i rëndësishëm se ekipi Kombëtar”, deklaroi Ribery për të përditshmen gjermane Bild. Ribery është ftuar në skuadrën e Les Blues për ndeshjen miqësore me Italinë që do të zhvillohet të mërkurën.