Përsiatje rreth zotit Rama
I. Rama nano vs Nano
Besoj se gjithkush pyet veten se përse zoti Rama humbi rastin të bëhej një burrë shteti, një lider shpresëdhënës për popullin e majtë dhe, po ashtu, një kandidat potencial për të marrë në dorë qeverisjen në ndonjë nga zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjja dhe shpjegimi më i thjeshtë që të vjen ndër mend është se, së pari, tek ai nuk dominon dashuria, por urrejtja për popullin e tij. Së dyti, sepse ai është produkt politik i dalë nga investimi i një klase bllokmenësh gjakësorë, e cila kërkon të marrë dividend edhe kur rezultati është humbje. Së treti, ai është i kapur nga interesa të ulëta të klaneve mjaft të dyshimta të oligarkisë financiare, ekonomike e mediatike, e cila po ashtu ka investuar në titujt e tij. Së katërti, sepse ai nuk është i lartë as sa shtatshkurtri Nano. Ky i fundit mbetet i vetmi socialist që ka kryer një akt të lartë civilizues, modern dhe të ndershëm, atë të dhënies së dorëheqjes nga kreu i PS-së, sapo mori vesh se rezultati i zgjedhjeve fliste për opozitën e asaj kohe, atë të përgëzimit të kundërshtarit, duke i uruar punë të mbarë, madje edhe duke lënë në mënyrë simbolike një dosje mbi tavolinën e punës, si për të thënë se punët integruese që janë nisur duhet të vazhdojnë pavarësisht retorikës elektorale. Është për të ardhur keq që atë parti të cilën z.Nano e mori me njolla gjaku dhe e bëri anëtare të Internacionales Socialiste, sot e ka marrë në dorë një grup pinjollësh të Bllokut, të cilët s‘kanë lidhje me idealet e majta të socialdemokracisë europiane. Në të kundërt të Nanos, Rama mbeti thjesht një nano, një nano që nuk pati kurajën të merrte telefonin e të uronte kundërshtarin, duke pranuar humbjen, një nano që sot po bëhet edhe më i shkurtër për shkak të qorrsokakut kriminal ku ai po e fut atë pjesë të së majtës që i shkon pas.
II. Rama vs Jeremiç
Para disa ditësh u njohëm me një rast flagrant të një diplomacie agresive e kriminale të fqinjëve tanë. Vuk Jeremiç kishte lobuar në Bruksel dhe Amsterdam për të penguar liberalizimin e vizave mes BE-së dhe Shqipërisë e Bosnjë-Hercegovinës, pasi kjo binte ndesh me interesat e Serbisë. I pyetur nëse bojkoti i opozitës pengonte liberalizimin e vizave të Shqipërisë me BE-në, komisioneri për Zgjerim, Rehn, konfirmoi se bojkoti është një akt që e cenon këtë proces. Sipas standardit serb, Jeremiç është një patriot i vendit të tij, një patriot që nuk lë rast pa punuar për interesat e vendit të tij, madje pa hezituar të shkelë mbi kokën e një kombi, gjysmën e të cilit gjyshërit e prindërit e tij e kanë masakruar për rreth 100 vjet, duke tentuar ta zhysë atë në thellësitë ku gjyshërit dhe prindërit e këtij tonit e mbajtën të zhytur për 50 vjet. Qëllova në një darkë joformale të shtruar nga miq europianë dhe u tregova historinë e e-mail-ve të Jeremiç. U shtangën, por përsëri konfirmuan se liberalizimi është një proces që nuk kthehet dot pas. Më tej erdhi radha të shtangeshin të gjithë, kur një deputet i ri i PS-së, pyetjes së eurozyrtarit se ç‘do të ndodhte kur të liberalizoheshin vizat, iu përgjigj me të qeshur: pritini nja 100 mijë vetë, që ditën e parë i kini aty. Pyetja më e thjeshtë e më naive që të vjen ndër mend është: Sa të sigurt jemi se Jeremiç ka lobuar vetëm në Bruksel e Amsterdam?
III. Kryebashkiaku Rama vs kreut të PS-së, Rama
U njohëm para disa ditësh me një protestë të stisur të krerëve lokalë të bashkive dhe komunave, të cilët protestonin për shkurtimin e taksave nga pushteti qendror, si dhe kërkonin me ultimatum të plotësohej një listë me 5 kërkesa. Njëra prej tyre impononte të prezantohej koncepti i taksave të ndara, një koncept që ndeshet në mjaft vende të zhvilluara dhe që ka në thelb parimin e përfitimit edhe nga pushteti vendor të një pjese të tatimeve të konsumit, kapitalit a të të ardhurave që administrohen nga pushteti qendror e që vilen nga tatimpagues të dislokuar në juridiksionin e bashkisë a komunës. Diku e kisha dëgjuar këtë ide dhe ndër mend më erdhi paketa e decentralizimit fiskal të 2008-ës, e iniciuar personalisht nga kryebashkiaku Rama. Në një kohë rekord, grupi i punës, i përbërë me teknicienët më të mirë të pushtetit qendror e atij vendor, përfundoi një nga paketat më të mira, që materializohej me rreth 12 miliardë lekë, të cilat i iknin pushtetit qendror dhe i kalonin atij vendor, mes tyre edhe dy taksa të ndara: taksa e qarkullimit rrugor, e cila ndahej 40:60 mes tyre dhe ajo e rentes minerare, e cila ndahej në 30:70. Ditën e fundit, kryetari i PS-së, Rama, duke shpërfillur gjithë punën e bërë me nismën e kryebashkiakut Rama, e tërhoqi nga votimi grupin parlamentar të PS-së dhe paketa mbeti e pamiratuar. Më erdhi keq kur pashë disa kolegë bashkiakë që firmosnin për ultimatume dhe mendova t‘ua rikujtoj këtë detaj të vockël. Mundet që pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë ditur historinë e taksave të ndara dhe ndoshta do të kishin bërë mirë që të mos protestonin nën dritaret e Kryeministrisë, por nën ato të selisë rozë.
IV. Rama vs sistemi zgjedhor
Përse z.Rama kërkon me çdo kusht hapjen e kutive? Ai është i bindur që aty s‘ka gjë, ka veç firma të komisionerëve të tij që certifikuan zgjedhjet më të mira të mbajtura në vend ndonjëherë. Atëherë përse? Ndër mend më vijnë shumë arsye, por ajo më e qenësishmja është rezultati i zgjedhjeve: me rreth 100 mijë vota më shumë të koalicionit të integrimit, me këtë mazhorancë patriotike dhe me këtë sistem zgjedhor, z.Rama e kupton se jo në 2013-ën, por as në 2017-ën e ndoshta as në 2021-shin nuk do ta çojë PS-në në pushtet. Ndaj ai kërkon ta zhbëjë me themel sistemin për të cilin u investua vetë dhe për këtë i duhet një casus, casus që nuk ndodhet brenda kutive, por është thjesht çengel për të varur ultimatumet, protestat, mosbindjen qytetare, ndalimin e ofrimit të shërbimeve vendore etj., etj. Mendja më thotë se ai do të kërkojë kthimin te mazhoritari i pastër a tek ai i korrektuar proporcional, duke hedhur në fushëbetejë manjatët e ndërtimit me paratë e të cilëve do të synojë të zhbëjë disavantazhin prej 100 mijë votash. Gabohet! Ka një rrugë më të thjeshtë: të ikë vetë i pari, duke u kërkuar falje të gjithë socialistëve për rrugën pa krye ku i futi në këtë 8-vjeçar, të instalohet sistemi i vlerave në PS, të rikthehet ajo në rolin dhe misionin e vet patriotik dhe të përgatisë një trupë të rinjsh e të rejash që do ta duan popullin e vendin e tyre e që do të konkurrojnë si shqiptari me shqiptarin me cilindo konkurrent të palës tjetër.