“Persona me armë rrëmbyen të lidhur Remzi Hoxhën”
11/03/2009 Dëshmia e Dalip Seferit, punonjësit të punishtes së duro-aluminit që pa me sytë e tij rrëmbimin
Skena e plotë e presionit, punëtorët kyçën gojën teksa shihnin biznesmenin të largohej
TIRANË- Në vijim të seancave gjyqësore për zhdukjen e Remzi Hoxhës, gjykata pyeti dje me cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor kundër katër ish-shikasve, shtetasin Dalip Seferi. Ka qenë i vetmi person që ka parë momentin e marrjes së Remzi Hoxhës nga dy persona, por nuk vërtetohet fakti se kush ishin këta persona dhe çfarë kanë thënë në ato momente. “Ishte pasdite kur disa persona erdhën në punishte. Pasi u takuan me Remzi Hoxhën, i lidhën duart dhe e futën në një makinë që ishte parkuar jashtë”, - tha Dalip Seferi, ish-punonjës në linjën e prodhimit të duro-aluminit, pronë e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, të rrëmbyer dhe më pas të zhdukur nga ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar. Dëshmitari i tha dje gjykatës se nuk njihte asnjë prej personave që morën Remzi Hoxhën të lidhur. Ai pohoi se dy burrat që u paraqitën në punishten e Hoxhës, e thirrën, biseduan me të dhe më pas e lidhën nga duart duke e futur në makinë. Dalip Seferi vazhdoi me dëshminë e tij të thoshte se nuk i ka fiksuar fytyrat e atyre personave, madje nuk mbante mend as targën e makinës dhe tipin që ishte përdorur.
Rrëmbimi i biznesmenit
“Pasi e morën Remzi Hoxhën dy personat u larguan dhe vendin ia lanë dy të tjerëve. Ata erdhën kontrolluan makinën dhe nuk na kanë thënë asgjë”, tha dje dëshmitari. Personat që kanë marrë Remzi Hoxhën, sipas dëshmitarit, kanë qenë të armatosur. Madje më 21 tetor pasdite, sipas dëshmitarit, në momentin kur është marrë Remzi Hoxha të gjithë punonjësit janë bërë kurioz të shihnin se çfarë po ndodhte dhe kanë dalë jashtë. “Të gjithë tentuan të dilnin të shihnin se çfarë po ndodhte, por një person që qëndronte jashtë punishtes i armatosur nuk na ka lënë. Ai na tha të qëndronin aty ku ishte dhe të mos e hapnim gojën. Kanë qenë pikërisht këto momente që nuk kemi mundur të fiksojnë asgjë nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës”, tha dje dëshmitari Dalip Seferi. Dëshmia e tij u dha para trupit gjykues të krimeve të rënda. Ai tregoi disa hollësi të rëndësishme për akuzën që lidhen me ngjarjen e datës 21 tetor 1995.
Të akuzuarit
Në bankën e të akuzuarve për këtë krim janë të ulur 4 ish-SHIK-as Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e ish-shikasve, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Dalip Seferi është dëshmitari i thirrur nga Prokuroria, i cili pranoi se ka parë vetë me sytë e tij largimin e Remzi Hoxhës pasditen e 21 tetorit të 1995, por pranoi se nuk kishte arritur të fiksonte as fytyrat e personave, të cilët kishin shoqëruar biznesmenin as targën e makinës. Dëshmitari Dalip Seferi tha dje se që nga dita e marrjes së Remzi Hoxhës nga dy personat e panjohur dhe të armatosur nuk kanë dëgjuar më për të. Procesi kundër të pandehurve do të vazhdojë me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë.
Dëshmitarët VIP të procesit
Mes dëshmitarëve në këtë proces janë pyetur edhe gjenerali Agim Shehu, ish- drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish- zv/ministër i Brendshëm dhe Fatos Klosi ish-shefi i SHIK-ut. Po kështu Prokuroria ka lexuar disa seanca më parë edhe dëshminë e vetme të dhënë nga ish-drejtori i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, (tashmë i vdekur). Janë pyetur disa ish-punonjës të Shërbimit Informativ dhe po kështu familjarët e Remzi Hoxhës. Në asnjë rast nuk janë përmendur emrat e të pandehurve. Madje edhe Bashkim Gazidede në dëshminë e tij dhënë para disa vitesh është shprehur vetëm për mënyrën se si vepronte SHIK-u. Fatos Klosi ka treguar se kur ka vajtur në kryer të SHIK-ut ka gjetur muret e disa zyrave të lyera me gjak. Agim Shehu ka treguar në dëshminë e tij se ka hetuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës, por nga verifikimet ka rezultuar se targa e makinës së përdorur nuk ka qenë e regjistruar.