Ministri i Ekonomisë: Do të ndërtojmë centralin bërthamor
11/03/2009 Ministri Genc Ruli dhe homologu italian marrëveshje për energjinë dhe gazin
Shqipëria do të ketë centralin e saj bërthamor. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dhe homologu i tij italian, Klaudio Skajola, nënshkruan dje një marrëveshje për integrimin e sistemeve energjetike dhe atyre të gazit. Pas takimit drejtuesit e dikastereve të ekonomisë deklaruan hapat konkrete që po merren në këtë drejtim. Sipas ministrit Genc Ruli, asnjë prej projekteve të prezantuara deri tani në sektorin energjetik nuk do të kthehet pas. Ndërsa, sipas ministrit italian Skajola, vendi ynë duhet të shfrytëzojë të gjitha burimet energjetike, pavarësisht kostove. “Shkëlqyeshëm ne kapërcejmë këtë fazë të asistencës teknike dhe financiare dhe me një partneritet dhe sinkronizim të strategjive tona të zhvillimit”, - theksoi ministri Genc Ruli. Një vëmendje të veçantë iu kushtua projekteve italiane në energjetikë, pa përjashtuar energjinë bërthamore. “Jam shumë i inkurajuar që ministri italian, ndoshta është i pari pas 20 vjetëve që duhet të parashikojë me strategjitë e saj të zhvillimit të sektorit të energjisë, energjinë atomike. Duke thyer një tabu, ne që shyqyr perëndisë nuk i kemi këto tabu, jemi prononcuar që para dy vjetëve politikisht se ne e shohim të mundshëm, e shohim një objektiv tonin që në gjithë strategjinë e zhvillimit të sektorit energjetik, të jetë dhe komponenti nuklear”, - tha Genc Ruli. Ministri italian tha se Italia dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta, ndaj dhe bashkëpunojnë në energjetikë. “Me këtë marrëveshje po i përgjigjemi interesit të investitorëve, të cilët kërkojnë një kuadër ligjor. Duke parashikuar lidhjen e sistemeve tona energjetike ne krijojmë një lidhje të sistemeve energjetike mes Ballkanit dhe tregut evropian”, - tha Skajola. Në vijim takimet kanë qenë më të zgjeruara me ekspertë të energjetikës.