Durrës, 165 ankesa për verifikim titulli pronësie
11/03/2009 Ankesat nga ish-NB Spitallë, Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Thumanë, Xhafzotaj Gjepalaj etj.
Një pjesë e fshatarëve, edhe pse kanë aktin e pronësisë së tokës, nuk kanë tapinë nga hipoteka
DURRES -Është dyfishuar numri i ankesave të depozituara pranë komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronësisë në prefekturën e Durrësit krahasuar me dy javë më parë. Drejtoresha e këtij komisioni në prefekturë Lejla Iljazi ka thënë se deri tani janë depozituar 165 kërkesa. Sipas drejtoreshës, kërkesat e ankesat janë të klasifikuara në disa grupe. Numrin më të madh të aplikimeve për të verifikuar titujt e pronësisë kanë mbërritur pranë komisioni për mënyrën e shpërndarjes së tokës së ish-NB-ve Spitallë (frutikultura), Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Thumanë, Xhafzotaj, Gjepalaj. Për shumë nga këto ankesa çështja ka mbetur mes një konflikti tashmë të shpallur e të bërë publik mes përfituesve të tokës bujqësore dhe zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në Durrës. “Ne kemi një dosje me 294 aplikime në hipotekë, të cilat kanë mbetur pezull në pritje të akteve nënligjore që pritet të dalin së shpejti”, - ka bërë të ditur drejtoresha e komisionit vendor. Spitalla, Manza, fshati Radë, Kameras dhe Thumana janë vendosur në krye të listës deri tani për nga problematika që ka dalë në terren. Një sërë mosmarrëveshjes kanë kaluar në dyert e gjykatës, madje sipas kryetarit të gjykatës Ervin Metalla çështje të tilla përbëjnë numrin më të madh të dosjeve. Nga ana tjetër, me nisjen nga puna të komisionit të verifikimit në nivel prefekture ankesat kanë nisur të depozitohen në mënyrë sistematike. Një pjesë e fshatarëve, edhe pse kanë aktin e marrjes në pronësi të tokës nga komisioni i kohës, nuk kanë certifikatën e pronësisë (tapinë) që lëshohet nga hipoteka. Kjo e fundit është urdhëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Regjistrimit të Pronave në Tiranë të mos veprojë derisa të shprehet qeveria me një sërë aktesh të tjera nënligjore. Por ka shumë fshatarë që kanë deklaruar me shkrim se në fshatin e tyre toka nuk është ndarë sipas ligjit nr. 7501 dhe kjo ka lënë shumë familje me pak tokë dhe një pjesë tjetër kanë përfituar më shumë sesa afron ligji.
Këshilltarët detyrojnë Bashkinë të investojë në zonë informale
DURRES - Këshilltarët e Bashkisë së Durrësit kanë detyruar departamentin e taska-tatimeve të bëjnë ndryshimet e nevojshme në projektbuxhet, duke synuar rritjen e fondit për investime në zonë informale. Shumica e këshilltarëve në këtë bashki e kanë kushtëzuar miratimin e projektbuxhetit vetëm me këtë kusht, duke i siguruar në këtë mënyrë 80 milionë lekë në zonat me infrastrukturë të rrënuar apo fare pa infrastrukturë. Pas dështimit të dy takimeve një pas një të kalimit të projektbuxhetit për shkak të ankesave të shumta që kanë pasur lidhur me konfigurimin e përdorimit të të ardhurave, specialistët e departamenteve përkatëse janë detyruar të ndryshojnë mendim. Gjatë këtij viti në projektin e miratuar në orët e vona të një dite më parë në zërin “të ardhuara” janë shtuar të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja në shumën 20 milionë lekë dhe të ardhura nga ALUIZNI në shumën 60 milionë lekë. E gjithë kjo shumë në 80 milionë lekë do të kalojë në buxhetin e këtij viti dhe sipas kryetarit të Qarkut të Durrësit Seid Kërtusha “Bashkia në një kohë të shkurtër duhet të paraqesë projektet në një takim të posaçëm të këshillit”. Presioni me anë të kartonit duket se ka ardhur pas një sërë protestash që kanë adresuar qytetarët e zonave informale te këshilltarët dhe tek të zgjedhurit e tyre në Kuvend, ndërsa në bashki janë depozituar shumë ankesa për nevojën e ngutshme në investime në infrastrukturë. “Shuma 80 milionë lekë do të përdoret në zona informate, si në Kënetë, Porto-Romano, Spitallë dhe Shkozet”, -ka bërë të ditur Kërtusha. Brenda harkut kohor të 30 ditëve specialistët e bashkisë do të duhet të paraqesin në këshillin e bashkisë të gjitha projektet për investime në këto zona dhe do të jenë këshilltarët ata që do të vendosin se cila prej tyre do të jetë prioritare.
U bllokua 2 muaj më parë nga shembjet
Gurë-Shpatë, banorët tentojnë të hapin vetë rrugën
LIBRAZHD- Pas pritjes prej dy muajsh banorët e fshatrave të bllokuar nga shembja e rrugës kanë dalë vetë me kazma e lopata për të hapur rrugën. Megjithëse ka qenë mjaft e vështirë, ata kanë dashur të sensibilizojnë me anë të këtij veprimi shtetin. Këtë protestë të veçantë e ka mbështetur edhe deputeti i Librazhdit Taulant Balla. Kryesisht kanë qenë disa fise, që janë munduar të heqin dheun e të gërryejnë një pjesë të rrugës për ta bërë atë të kalueshme. Ata nuk kanë mundur, pasi për këtë është dashur ndërhyrja e mjeteve të specializuara. Ata thonë se kanë dy muaj që presin një reagim të shtetit dhe të strukturave përkatëse, por “askush nuk ka marrë masa as të na hapë rrugën e jo më për një zgjidhje tjetër”. Kryesisht punëtorët e rrugës ishin nga fisi Muzhaqi, por kishte edhe të tjerë që morën pjesë në këtë nismë pa sukses, pasi vështirësitë për të çelur rrugë në këtë pjesë janë shumë të mëdha. Ndërmarrja e rrugëve është dukur pas kësaj proteste demonstrative, por sërish mjetet kanë munguar dhe banorët e kanë cilësuar një tallje praninë e disa punëtorëve. 3 fshatra mbeten ende të bllokuara në komunën Polis pas rrëshqitjes së dheut dy muaj më parë në fshatin Qafë-Dardhë në lagjen Gurë-Shpatë të rrethit të Librazhdit. Kjo rrëshqitje bëri që të dëmtohej rruga dhe disa shtëpi, ndërsa 9 familje mbetën krejtësisht pa strehë. Procedurat burokratike shtetërore kanë bërë që deri tani asnjë familje pa shtëpi të mos marrë ndihmën e nevojshme. I pyetur rreth këtij problemi, prefekti i Elbasanit tha se është hartuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, i cili është depozituar pranë Ministrisë së Brendshme. Pritet një vendim i Këshillit të Ministrave për të zgjidhur përfundimisht problemin e strehimit për 25 familje, të cilat duhet të shpërngulen menjëherë. Në Gurë-Shpatë ku jetojnë rreth 70 familje, rrëshqitja e tokës, për herë të parë ka ndodhur në vitin 1998, më pas në vitin 2005 dhe rasti i fundit është ai i 18 janarit të këtij viti. Qafë-Dardha ndodhet rreth 25 kilometra larg rrethit të Librazhdit. Fshati përbëhet nga 70 banesa me rreth 360 banorë, ku pjesa më e madhe janë larguar drejt qytetit dhe në emigrim.
L. Lleshi