E Diel, 1 Nëntor 2026

Persona të armatosur lirojnë 200 të burgosur në Nigeri

Hadijha Aminu nga Shërbimi Nigerian i Burgjeve tha për “BBC”-në se burgu u sulmua mbrëmjen e së mërkurës.

Ajo tha se një numër i madh burrash të armatosur sulmuan burgun, por detajet e sulmit janë ende të paqarta.

Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në Nigeri. Në vitin 2010, në shtetin e Bauchit, grupi rebel Boko Haram sulmoi dhe liroi mbi 700 të burgosur. Por, autoritetet nuk besojnë së pas sulmit të mbrëmshëm të jetë i njëjti grup./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-16 15:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›