E Shtunë, 31 Tetor 2026

212 km rrugë nacionale të bllokuara nga bora

Sipas tij, janë të bllokuara 212 km rrugë nacionale nga 3364 km gjithsej. 

"Nga 3364 km akse rrugore nacionale, janë të bllokuara 212 km ose 6.3 %. Gjatë të gjitha ditëve kemi marrë të gjitha masat, jo vetëm me kompanitë që janë të kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve nacionale, por edhe duke mobilizuar kontraktorë të punëve publike që kanë patur marrëdhënie me Autoritetin Kombëtar të Rrugëve dhe që kanë mjete në dispozicion", deklaroi Olldashi.

Sipas Olldashut, deri më tani janë mobilizuar në total të 122 borëpastruesesh dhe mjeteve të tjera.  Në prefekturën e Dibrës, theksoi më tej Olldashi, mbetet problem aksi Peshkopi-Kukës, teksa shtoi se është përparuar deri në Kalanë e Dodës për të bërë të mundur furnizimin e zonave.

Ai bëri të ditur se për hapjen e këtij aksi rrugor po punohet edhe në drejtim të Kukësit, por tha ai, ka patur përsëri bllokime përgjatë këtij aksi, për shkak të reshjeve që kanë vazhduar. Ministri Olldashi tha se gjatë ditës së sotme pritet që të bëhet e mundur edhe hapja e rrugës deri në komunën e Sterblevës. /Start/

                                                                                             2012-02-16 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›