“Persona të politikës bënë pastrim parash”
Publikohet raporti i Drejtorisë së Parandalimit të fenomenit prane prokurorise. “Në këto raste përfshihen edhe persona të ekspozuar politikisht”, citon Gazeta Shqiptare sot disa pjese nga raporti vjetor i këtij institucioni
TIRANE-Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dërguar gjatë vitit 2008 pranë Prokurorisë, 21 informacione për pastrim parash dhe 5 për këmbime valutore të palicencuara. “Në këto raste përfshihen edhe persona të ekspozuar politikisht”, citojmë nga raporti vjetor i këtij institucioni, ku nuk specifikohen emrat e përveçëm dhe as numri i politikanëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. “Në raste të referuara bëjnë pjesë edhe individë, të cilët kanë përdorur kredi bankare si kopertura për burimin e të ardhurave, të gjeneruara në fakt nga kryerja e veprave të ndryshme penale”, thekson ky institucion. Bëhet ndërkohë e ditur se për vitin 2008 janë bllokuar 45 llogari bankare në shumat 504.934 Euro, 486.046 USD, si edhe 952.032 lekë. Gjatë vitit të shkuar, nga ana e kësaj drejtorie janë vendosur edhe 35 gjoba, me një vlerë të përafërt prej 23.6 milionë lekë ose gati 6 herë më shumë se një vit më parë. Gjoba minimale e vendosur ka qenë 20.000 lekë, ndërsa ajo maksimale ka qenë 10 milionë lekë. Kujdes më i madh i është kushtuar edhe pagimit të gjobave, duke ndjekur të gjitha proceset gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit. Por krahas dhënies së masave administrative, për herë të parë në vitin 2008, DPP-ja ka propozuar heqjen e licencave për tri subjekte pranë organeve mbikëqyrëse/licencuese, duke ushtruar kështu një të drejtë ligjore për forcimin e sistemit të parandalimit të pastrimit të parave në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)