Grabitën argjendarinë në Fier, arrestohen dy autorët

Policia Fierit ka arritur të arrestojë 2 personat që kanë grabitur argjendarinë dhe ngjallën panik në qëndër të qytetit të Fierit në fillim të korrikut. Skenë kjo e parë në një video 24 sekondëshe, ku Ardit Fejzullai i njohur edhe me emrin(Ervin) si dhe bashkëpuntori i tij Armando Mita të maskuar dhe me automatikë në dorë kanë grabitur argjendarinë.
Fillimisht ata kanë detyruar klientet të dalin jashtë dyqanit, duke ecur gati këmba-dorës, ndërsa më pas nën kërcënimin e armëve kanë detyruar shitësit të dorëzojnë bixhuteritë e shtrenjta. Pas më shumë se 1 muaj hetimesh nga ngjarja e ndodhur Polia e Fierit komunikoi arrestimin e autorëve nga operacioni i koduar "Hap pas hapi".
“Policia e Fierit ne kuader te operacionit te koduar "HAP PAS HAPI " , ka bërë ndalimin e shtetasve:
1.Ardit (Ervin) Fejzullai, 21 vjec, lindur ne Peshtan te Vogel dhe banues ne Fier, me gjendje gjyqesore i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes.
2.Armando Mita , 20 vjec, lindur ne Bishan Fier dhe banues ne Fier me gjendje gjyqesore i padenuar me pare.
Ndalimi i ketyre shtetasve u be per vepren penale te "Vjedhjes me arme te kryer ne bashkëpunim".Shtetasit e lartepermendur me date 05.07.2012 , ne lagjen " Kongresi i Permetit " , te qytetit te Fierit, te maskuar dhe nen kercenimin e armeve kane vjedhur argjendarine e shtetasit Ilia Kabuci.Materialet proceduriale ju referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier , per veprime te metejshme”thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.
Ngjarja ka ndodhur më dt 05.07.2012 , ne lagjen " Kongresi i Permetit " , te qytetit te Fierit. Grabitja e dyqaneve të bixhuterivë nga grupe të rinjsh, është kthyer në një krim të zakonshëm në vendin tonë, dhe shpesh herë ato ndodhin në mes të ditës.