Rama: Zgjedhja e presidentit përcakton statusin për në BE

Kryesia e PS-së
Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë ku është diskutauar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka ndalur vëmendjen e tij tek zgjedhja e presidentit të ri të vendit, duke deklaruar se vendi ka hyrë në fazën e zgjedhjes së tij, ndërsa shton se ky proces duhet të jetë politik, i bazuar në konsensus pasi është përcaktues për marrjen e statusit të BE.
Për ne kjo është çështje përcaktuese për fatin e statusit kandidat. Ne kemi energji për një proces gjithëpërfshirës, që ti japim vendit një president në frymën e Kushtetutës dhe jo një noter partiak. Është koha të flasim për identitetin e presidentit të ardhshëm. Nga mënyra se si do zgjidhet varet fati i statusit, tha Rama.
Krye socialisti nënvizoi se, Kam kërkuar takim me krerët e palëve, që të arrihet një konsensus i gjerë për mënyrën se si palët do të duhet ta trajtojnë këtë proces, është herët të flitet për emra, kjo është faza përgatitore për këtë proces. Rama tha se është herët të flitet për emra pasi sipas tij është koha për t`u arritur një konsensus më i gjerë për mënyrën se si palët ta trajtojnë këtë çështje.
Kam kërkuar takim me krerët e palëve, që të arrihet një konsensus i gjerë për mënyrën se si palët do të duhet ta trajtojnë këtë proces, është herët të flitet për emra, kjo është faza përgatitore për këtë proces, u shpreh lideri i së majtës.
Sipas Ramës, presidenti i ri duhet të plotësojë tre kërkesa, për të qenë i zgjedhuri i së majtëve.
Të jetë shtysë vendimtare e procesit të marrjes së statusit kandidat në BE, ku të zgjidhet në një proces politik e jo në mënyrë mekanike nga numrat. Të jetë garant i Kushtetutës dhe jo në varësi të shumicës qeverisëse. Të përbëjë garanci për të gjitha palët në zgjedhjet e ardhshme .
Kjo mbledhje siç tha Rama, përkoi edhe me 3 vjetorin e vrasjes së deputetit të PS-së Fatrmir Xhindi, ndërsa kërkoi zbardhjen e këtij krimi.
Mos zbardhja e vrasjeve të bujshme, sa më shumë vite kalojnë aq më pak mund të përjashtohet sfondi politik i saj. Nuk ka asnjë iluzion se në këtë pushtet do të ndëshkohen vrasësit e tij, tha Rama.
Le të angazhohemi që qeveria jonë nesër do ta zbardhë këtë krim makabër. I paharruar qoftë Fatmir Xhindi, shtoi lideri i PS-së.