E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat me aftësi të kufizuar: Qeveria e re, qasje reale e serioze ndaj nesh

SINAN-TAFAJ-PRESIDENT-I-TE-VERBERVETiranë- Duke marrë shkak nga raportimet e fundit në media për kushtet e jetesës së personave me aftësi të kufizuar Këshilli Kombëtar i kësaj shtrese shoqërore i bën thirrje, përmes një deklarate për mediat, qeverisë së re për qasje reale dhe serioze karshi tyre.

“Duke marre shkas nga situata e rende e femijes se familjes Hysi ne Tepelene, e raportuar se fundmi nga Top Channel, shpreh solidaritetin e plote me kete familje, dhe me te gjithe familjet e tjera qe kane ne gjirin e tyre persona me aftesi te kufizuara ne mbare vendin.

Ne jemi deshmitare te perditshem te dhimbjeve dhe vuajtjeve qe shkakton ky kufizim. Vuajtja e familjes Hysi shtohet jo vetem nga problemet shendetesore te femijes. Ajo shtohet jo vetem nga gjendja e varfer ekonomike ku ky femije me aftesi te kufizuara duhet te mbijetoje. Vuajtja e familjes Hysi shtohet nga burokracia, mungesa e organizimit, papergjegjshmeria,si dhe sjellet dhe qendrimet korruptive te eksponenteve te komisioneve mjekesore dhe te segmenteve te caktuara te administrates publike.

I bejme thirrje qeverise se re, kryeministrit dhe ministrit te sapoemeruar te ceshtjeve sociale te zbatoje sa me pare nje perqasje reale dhe serioze, ne menyre qe varferise, dhe problemeve shendetesore te personave me aftesi te kufizuara te mos tu shtohet diskriminimi administrativ dhe shurdheria dhe papergjegjshmeria e institucioneve te kujdesit social. Koha per te vepruar eshte tani!”,-thuhet në deklaratën e PAK-ut.

PAK-u shpreh shprehim se qeveria Rama gjatë mandatit të saj do të arrijë të përcaktoje minimumin jetik të vendit.”Qe me shume se kushdo do ti referohet shtreses se personave me aftesi te kufizuara. Edhe nje here keshilli yne kombetar shpreh gatishmerine per te bashkepunuar ngushte dhe ne çdo hap me qeverine e re”,-përfundon deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›