E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia në në pritje të vendimit të Apelit për Berluskonin

ROME-Në Itali pritet me interes një vendim i Gjykatës Supreme të Apelit kundër ish-kryeministrit Berluskoni. Ai akuzohet për evazion fiskal. Vendimi i gjykatës mund të ketë pasoja për të gjithë Italinë. Silvio Berluskoni, tashmë i akuzuar dhjetëra herë, këtë të enjte mund të dënohet për herë të parë në procesin e quajtur ‘Mediaset’.

Në dy instancat e mëparshme 76-vjeçari u dënua me katër vjet burg dhe me ndalim të funksioneve publike për pesë vjet. Meqë Berluskoni e ka kundërshtuar çdo vendim të deritanishëm gjyqësor, duke e çuar çështjen në gjykatën e apelit, vendimi është pezulluar.

Tani Gjykata e Kasacionit në Romë e ka radhën, për ta zgjidhur çështjen në instancë të fundit. Nëse gjykata supreme italiane e Apelit e konfirmon verdiktin e fajësisë, Berlusconi tri herë kryeministër, do të dënohej për herë të parë me një vendim, që hyn në fuqi.

Gjyqtarët e gjykatave më të ulëta në Milano e konsideruan të vërtetuar se Berluskoni ka kryer evazion fiskal me transaksionet e Mediaset. Megjithate Berluskoni nuk ka gjasa te beje burg per shkak të një amnistie që marrin personat mbi 70 vjeç kjo edhe për shkak të mbipopullimit të burgjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›