Banorët e Kamenicës në protestë: Toka po na merret me falsifikime
Kamenicë- Një konflikt pronësie ka hedhur sot në protesta banorët e fshatit Kamenicë. Ata pretendojnë pronësinë mbi një sipërfaqe të madhe toke, e cila prej vitesh përdoret si kullotë për bagëtitë.
Banorët shprehen se prej dy vitesh një person nga fshati Boboshticë pretendon pronësinë e kësaj sipërfaqe, siç shprehen ato përmes dokumenteve të falsifikuara.
400 familjet e këtij fshati janë të shqetësuara sepse personi në fjalë e i ka shfrytëzuar këto toka. Toka shtrihet në kufirin midis dy fshatrave.
Tokat në Kamenicë janë të trahëguara brez pas brezi dhe me kufij të përcaktuar. Në bazë të ligjit 7501 banorët i kanë ndarë mes tyre, kurse tokën në fjalë kanë vendosur ta linin për kullotje.
Banorët i janë drejtuar edhe gjykatës për të zgjidhur këtë konflikt dhe i bëjnë apel shtetit që të mos u merret padrejtësisht toka.