E Enjte, 5 Nëntor 2026

Personat me aftësi të kufizuar, World Vision: Punësimi, arsimimi dhe marrja e shërbimeve mbeten shqetësimet kryesore

Plani kombetar i veprimit për personat me aftësi të kufizuar, duket se nuk e ka ndikuar mjaftueshëm jetën e kësaj kategorie, të paktën në 4 zona të vendit. Një monitorim i World vision në Dibër, Librazhd, Korcë dhe Berat tregoi se plani që duhet të zbatohej nga institucionet shtetërore përgjatë viteve 2016-2020 nuk ka sjellë mjaftueshëm ndryshime në jetën e personave me aftësi të kufizuar.

Në këtë monitorim u përfshinë mbi 500 persona me aftësi të kufizuar dhe rreth 80 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Rezultatet e monitorimit treguan se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë mjaftueshëm akses në shërbime publike, arsim e punësim.

Ky raport thekson nevojën për të ndërhyrë në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet shërbimeve të aksesueshme dhe të përballueshme financiarisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›