Personat me aftësi të kufizuar protestë para Kuvendit
Personat me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjikë kanë shfrytëzuar prezencën e madhe të politikanëve sot në Parlament madje dhe atë Evropiane për të protestuar për të drejtat e tyre të cilet ata mendojnë që i janë mohuar me ligjin e miratuar pak kohë më parë.
Për më shumë se një orë kjo kategori sociale ka qëndruar përpara Kuvendit duke përcjellë thirrjen barazi për integrim
Kjo nuk është hera e parë që personat me aftësi të kufizuar protestojnë për këtë ligj para Kuvendit. Megjithëse nuk janë marrë parasysh kundërshtitë e tyre, ligji është miratuar fillimisht në Parlament dhe më pas është dekretuar edhe nga presidenti i Republikës. Ligji i ri ndryshon skemën e pagesës për personat që kujdesen për këtë kategori sociale.