KIA me klas luksi, i shpall luftë BMW-së e Mercedes-it
Share
Pas makinave të vogla, fuoristradave dhe makinave kompakte, gjigandi korean Hyundai/Kia tani do të garojë edhe në klasin e luksit. Modeli Kia K9 pritet të garojë me BMW-në, Audi-n dhe Mercedes-in.
Limuzina 5.09 metra e gjatë është prezantuar në kryeqytetin korean, Seul.
Ish- shefi i dizajnit i VW dhe Audi-t, Peter Schreyer, ka krijuar një makinë që ngjason me Audi A8 dhe BMW seria 7.
Fillimisht do jetë në dispozicion një Kia K9 me motor V6 benzinë, me 290 kuaj fuqi. Një model nafte me 334 kuaj fuqi do pasojë së shpejti.
Çmimi në Kore nis nga 35.300 euro.
Hyundai/Kia është prodhuesi i katërt më i madh i makinave në botë.


