E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Personat “non-grata” s’duhet të jenë përfaqësues të popullit”, Berisha i përgjigjet Yuri Kim

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i është përgjigjur ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim e cila në një intervistë u shpreh se shqiptarët nuk duhet të përfaqësohen nga persona “non grata” duke nënkuptuar Berishën.

Në reagim, Berisha shprehet se sipas tij me këto akuza, Yuri Kim kërkon të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por jo vetëm. Sakaq, Berisha fton FBI dhe SHBA të hetojë aferat korruptive të Yuri Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.

“Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.   Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.   Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të japë kontributin e saj për këtë transparencë. Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e tij për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë!“, reagon Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›