E Diel, 1 Nëntor 2026

Personazhi i Vitit nis votimi i hapur

Per te gjashtin vit radhazi Top Channel nepermjet faqes zyrtare te internetit nis me 10 dhjetor sondazhin per te perzgjedhur Personazhin e Vitit.

Kushdo mund te votoje per ti dhene kete titull personit publik te preferuar.

Faza e pare qe hapet me 10 dhjetor deri me 20 dhjetor eshte nje votim i hapur ku cdo vizitor i faqes sone eshte i lire te zgjedhe 5 emrat me te spikatur gjate vitit 2010.Menyra per te perzgjedhur personazhin e vitit eshte tashme e njohur. Ne faqen zyrtare www.top-channel.tv mudn te gjeni hapesiren Personazh. Aty shkruhen pese emrat e perzgjedhur nga vizitori shkruhet edhe nje adrese e-maili qe sherben si identifikim por edhe per te evituar votimin e shumefishte shpjegon webmasteri i faqes Igli Gjelishti.

Ne fazen e dyte qe nis 20 dhjetor Departamenti i Informacionit do te propozoje dhjete emra te tjere personazhesh publike te cilet do ti bashkangjiten 10 personave me te votuar nga publiku. Personazhi i Vitit do te shpallet me 31 dhjetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›