Turizmi 59 milione euro me pak

Banka e Shqiperise atuoriteti kompetent per llogaritjen dhe publikimin e te dhenave te turizimit njoftoi se ne nente muajt e pare te ketij viti periudhe qe perfshin kulmin e sezonit turistik te ardhurat nga turizmi jo vetem qe nuk u rriten krahasuar me vjet por rane me 5.7 per qind.
Sipas Bankes deri ne fund te shtatorit ekonomia shqiptare ka fituar nga turizmi 960 milione euro ose 59 milione euro me pak se sa e njejta periudhe e nje viti me pare. Vec tkurrjes se te ardhurave te dhenat tregojne se kete vit per here te pare gjate viteve te fundit edhe shpenzimet e shqiptareve per udhetime jashte shtetit kane rene.
Sipas Bankes ne nente muajt e pare te vitit shpenzimet per udhetime jashte u ulen me 12.8 per qind ose 115 milione euro. Tregues i krizes apo jo kjo shifer deshmon se kete vit kane qene me te pakte shqiptaret qe kane shkuar per pushime jashte shtetit.
Pergjate gjithe sezonit turistik qeveria dhe ministria e turizmit kane trumbetuar ne publik rritje te forte te numrit te turisteve duke ja atribuar kete edhe ndertimit te rruges Durres-Kukes. Por te dhenat e Bankes nxjerrin tashme nje situate kontradiktore ku edhe pse numri i turisteve rritet ekonomia fiton me pak cka do te thote qe ose ata turiste qe po vijne po shpenzojne me pak ose qe rritja e numrit te turisteve ka ardhur nga emigrantet.