Përtej Piramidës, përpara Parlamentit
Pak ditë më parë Kuvendi vendosi ngritjen e një grupi pune të të njohur, të cilët zyrtarisht do të kenë detyrën e “përcaktimit të historikut të parlamentarizmit shqiptar”. Një iniciativë e kryetares, Jozefina Topalli, që u eterizua si një tjetër eveniment i Kuvendit (sigurisht më pak i bujshëm se ai i ndërtimit të godinës së tij të re), në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë. Deri në momentin që përfundimet e këtij grupi të nderuar historianësh do të bëhen publike, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë imazhin e atyre viteve decizive për shtetin shqiptar nëpërmjet dëshmitë të pakta të pacensuruara apo retushuara nga historiografia komuniste. Një vend të rëndësishëm në këto dëshmi, zënë padyshim edhe kujtimet e botuara të Eqrem bej Vlorës.
Si një protagonist, por edhe një mendje e ndritur e kohës, Eqrem Beu ka vizatuar mjaft mirë momentet dhe personazhet që ndërtuan të parën qeveri shqiptare. Një aspekt që ia vlen të përmendim sot, janë pikërisht kushtet në të cilat u krijua ky shtet. Sipas këtyre kujtimeve, Ismail Qemali përdori shtëpinë private të familjes për të ngritur flamurin, por edhe si seli të këshillit të tij qeverisës. E njëjta ngrehinë mbante me strehim dhe ushqim për ditë të tëra delegatët e ardhur nga viset e tjera. Gjithçka me shpenzimet e familjes dhe të vetë kryeministrit të parë. Mund të duket e pabesueshme në ditët e sotme, por i njëjti vullnetarizëm përshkonte edhe ministrat e asaj qeverie, të ardhur nga vise të ndryshme për të përfaqësuar sa më mirë të gjithë kombin. Për muajt e ardhshëm, ata qëndruan në Vlorë dhe paguanin nga llogaria e tyre për strehimin dhe ushqimin në qytet. Kjo ishte qeveria e parë shqiptare. Pasi mbaruan të hollat, që mund të siguronin, ata burra të nderuar u kthyen në çifligjet e tyre pa bërë zë. Sigurisht, kushtet nuk ua lejonin që të mendonin si një qeveri normale, ku mund të flitej për projekte e investime afatgjata, vepra që mund të mbeteshin pas e ata të mund të vlerësoheshin për zotësinë e tyre administruese. E megjithatë, këta njerëz që nuk kërkuan as famë e as pasuri nga kjo aventurë qeveritare, e shkruan me germa të arta emrin e tyre në librat e historisë. Kjo sepse për të mbetur në histori duhet shumë më tepër guxim e pjekuri politike sesa krijimi i kushteve luksoze e ndërtesave pompoze qeveritare e parlamentare.
***
Sot, në 100-vjetorin e këtij akti sublim, shtetarët shqiptarë kanë vendosur me urgjencë të ndërtojnë një rezidencë dinjitoze parlamentare. Arsyeja e vetme bindëse për ndërtimin e Parlamentit të ri me një faturë 110 milionë euro dhe e shkatërrimit të godinës ekzistuese të Piramidës, mbetet arsyetimi se “një vend anëtar i NATO-s, në 100-vjetorin e pavarësisë, duhet të ketë një ndërtese dinjitoze të Parlamentit”. Eh, sa do të kishin mbetur të habitur nga këto argumente ata burra me “dy palë mustakë”, që u mblodhën në Vlorë 100 vite më parë! Gjatë këtyre viteve të shtetit që ata formuan, gjërat kanë ndryshuar, kanë rrjedhur shumë ujëra e janë mpleksur keq shumë ideologji e interesa për të ardhur sot tek një debat i nxehtë si ai i prishjes së piramidës dhe ndërtimit të një parlamenti modern.
Duke u justifikuar se “shtëpia e re e demokracisë” duhet të jetë gati më 28 nëntorin e ardhshëm, Kuvendi ka nisur një garë me kohën për të filluar ndërtimin e këtij projekti. Ekspertët e Kuvendit kanë hartuar një sërë pelinvallëqesh ligjore për të anashkaluar çdo institucion tjetër që mund të vonojë iniciativën, ndërkohë që edhe fatura e saktë financiare qindra milionë euroshe ende nuk është përcaktuar. Të gjitha këto veprime të shpejtuara të ngrehinës shtetërore, po ndërmerren duke anashkaluar një konsensus politik, por edhe një debat të hapur mes ekspertësh, shoqërisë civile dhe të gjitha grupeve të tjera të interesit në këtë çështje të ndjeshme.
Deri më sot, të gjitha zërat kundër këtij hapi të shpejtuar, po retushohen vetëm me një paragjykim “janë nostalgjikë të ngrehinës së diktatorit”. Kjo ndoshta është edhe një nga arsyet që opozita vazhdon të mbetet minore në veprimet e saj për të kundërshtuar një veprim të tillë. Duket shpesh sikur debatin e Piramidës e mbajnë ndezur dy Artanët (Lame e Shkreli), ndërsa PS-ja detyrohet të luajë me dembelizëm këmbët nën ritmin e muzikës së tyre.
Në fakt, në këtë debat duhen ndarë dy çështje të ndryshme që ngatërrojnë situatën. E para, është çështja e shembjes apo jo të godinës aktuale të Piramidës. Këtu ka ndoshta edhe me tepër nocione të nostalgjizmit komunist dhe që shumëkush mund të ketë rezerva apo mendime të ndryshme për fatin e saj.
Kur vjen fjala tek çështja e dytë: A duhet ndërtuar një Parlament i ri me një kosto kaq të madhe për ekonominë tone?; atëherë nuk bëhet më fjalë për shije arkitekturore apo nostalgji, por për një detyrë të përbashkët. Bëhet fjalë për përgjegjshmërinë me financat tona të përbashkëta. Nëse deputetët do të hiqnin dorë nga pagat e tyre apo do të derdhnin “kursimet” e tyre për të financuar një iniciativë të tillë, e cila nderon 100-vjetorin e pavarësisë, atëherë ata mund të anashkalonin kaq shpejt të gjitha debatet që po ngrihen sot. Në momentin kur financimet janë publike apo kredi që do të shlyhen nga taksapaguesit shqiptarë, vendimmarrja për një ndërtesë të re parlamentare nuk është më një zgjedhje apo mision personal i prijësve dhe disa deputetëve, por një vendim i përgjegjshëm dhe i filtruar me kujdes nëpër të gjithë etapat institucionale dhe demokratike. Investime të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për tempullin e demokracisë, nuk mund të ndërmerren me procedura të përshpejtuara.
Sot po vendoset me urgjencë dhe pa konsensus të ndërtohet mbi Piramidën, me argumentin se ky mauzoleum është një çmenduri e diktaturës. Duke krijuar kështu premisat që pas disa vitesh, të ekzistojë rreziku që edhe kjo ndërtesë e parlamentit të ri të paragjykohet si një aventurë e papjekur e drejtuesve të sotëm.
Para se të jetë vonë, opozita dhe intelektualët duhet të thonë pa frikë publikisht fjalën e tyre, në mënyrë që të mos ndjehen nesër bashkëfajtorë të një krize ekonomike, urbanistike dhe mbi të gjitha morale. Për fat të keq, nuk e kemi luksin e amatorizmit me pushtetin dhe parlamentarizmin të atyre pionierëve të shtetit shqiptar të mbledhur në Vlorë 100 vite më parë. Historia nuk do të na e falë.