E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetari Murdoch dhe sfidat e gazetarisë së mijëvjeçarit të ri

15-07-2011 / Nga David Ignatus (Washington Post)

“News Corp”, e Rupert Murdoch është një kompani me njё “reputacion” mbi supet të saj. Ndjenja e krijimit,ndjeshmëria e sfidat gjatё viteve, do tё ndërtonin një perandori nё fushёn e publikimeve dhe rrjeteve televizive, qё ka pasuar nё  nje “dёshpёrim” nga Rivalët (elitistёt) me tradicionale, siç do tё thoshte edhe Murdoch. Por skandali me përgjimet e telefonave,  që tani ka goditur një nga gazetat britanike tё Murdoch tregon; se si përfundon ky “stil gërryes” ose tё thënies “çdo gjë lejohet nё gazetari”. Që nga viti 2006 dihesh se “News Of The World” tё Murdoch-ut, boton ose e ekspozon lajme rreth familjes mbretërore britanike, duke përdorur  përgjimet e paligjshme. Por deklarata e Murdoch, mbështetur gjithashtu nga zëvendës tё lartё, ka insistuar që ky botim ka qenё puna e një gazetari të vetëm dhe tё një konsulenti të jashtëm. Gazeta ka kundërshtuar kërkesat për një hetim më të gjerë. Sipas njoftimeve të shtypit nga zyrtarët e policisë, tё cilët jetonin me frikёn se jeta e tyre private do tё ekspozohej nga publikimet “News Corp”, në qoftë se ata insistonin nё hetime tё mëtejshme. Kjo piramidë e mohimit, tashmё është e ’thërrmuar”. Publiku britanik është i indinjuar nga raportet qё përfshijnë mijëra objektiva, si edhe vrasjen e një 13-vjeçari dhe politikanë të shquar .Por pasojat tashmё janë shfaqur. Zhurma rreth skandalit u rrit edhe mё shumё këtë javë. “News Corp” e tërhoqi ofertën e saj për kontrollin e plotë të Sky British Broadcasting, nga e cila ajo zotëron një pjesë tё konsiderueshme. Por çfarë është më e rëndësishme tani? Policia është duke hetuar e marrё nё pyetje zëvendësin e Murdoch-ut. She çështja rezulton nё pyetjen se; çfarë dinin ata,dhe kur saktësisht u informuan? Por sa di nё tё vërtetë Murdoch-u? Kjo do të jetë një pyetje e rëndësishme për hetimet e Policisë britanike dhe kërkesave parlamentare në javët e ardhshme. Murdoch është përshkruar shpesh si një "njeri deri nё detaj", i cili komunikon nё mënyrë tё pandërprerë  me drejtuesit e  tij të medias. Kjo nuk do të thotë se ai i ka  injoruar veprimet e paligjshme nga të tjerët. Rezistenca për hetim, nga ana “ News Corp-it”, u shfaq vitin e kaluar si një përgjigje të një publikimi tё “New York Times Magazine”, që u publikua mё 1 shtator. Artikulli analizonte e tregonte nё detaj dështimin e” Scotland Yard”, për të hetuar “gjerë e gjatё”
“News of the World”, dhe duke cituar disa dëshmi anonime nga punonjësit, pёr tё nxjerr nё pah dijeninë e Coulson Andy-it, redaktorit tё gazetës në atë kohë, nё lidhje me përgjimet telefonike. Artikulli, gjithashtu citonte një raport tё Parlamentit, nё shkurt tё vitit 2010; që akuzoi “News of the World” për "veprime tё qëllimshme" si përgjigje e mohimeve tё tyre.
Reagimi i “kampit” Murdoch për “Times”, në vend tё pranonte gabimin, redaktori i  menaxhimit tё “News of the World” Bill Akass, paralajmëroi dhe kërcënoi “Times” nё lidhje me botimin e këtij artikulli. Kur “Times” e publikoi gjithsesi, Akass i indinjuar i  dërgoi një letër ku argumentohej e flitej qartё se ky publikim kishte tё bënte, me rivalitetin midis “Times” e "The Wall Street Journal”, News Corp, si publikimet mё tё shitura. "Ky hetim nga ana juaj, duket se ka qenë gjithmonë i njollosur me një interes të dhënë dhe si rezultat rezulton në shkelje të rëndë të etikёs suaj”, argumentoi Akass. Letra e tij agresive, postuar vitin e kaluar në Website-in e “Times”, e bën leximi edhe mё interesante e unik. Kjo ndjenjë e thellë, për t’u paraqitur si viktima, shkon edhe me thellё në “News Corp”. Ekzekutivёt shpeshherë, u janë përgjigjur kritikave me indinjatë tё madhe; duke argumentuar se kundërshtarёt janё “elitistё” e si tё tillё s’kanё asnjë kontakt me njerëzit e thjeshtë. Në një fjalim nё Konferencën e redaktorëve britanike në një nëntor 2010, Akass mbrojti “markën” e tij të gazetarisë ndaj "elitës snobiste", duke thënё se  ankesat e tyre janë "një lloj përfaqësimi i shtresёs punëtore, por qё nё tё vërtetё e pёrbuz atё". Kjo linjë denoncimi e paraqitjeje tё kritikёve si “snob”, është një nga “cilësitë” mё tё mira tё Murdoch-ut. Ju dëgjoni të njëjtën gjë kur “boritё” e Fox News mbulojnë tё “drejtën” e tyre si "të drejtë dhe të balancuar", edhe kur rrjetit kabllor përfshinte nё koment edhe “regjistra” republikanësh, aspirantë për president. Komentatorët e “Fox” thonë se Organizatat tradicionale s’kanë asnjë kontakt me lajmet e vërteta në Amerikë. Murdoch-u ankuar për "besnikëri ndaj klasës sё lartë, për qëndrimin liberal tё “The Boston Globe”, kur ai bleu rivalin e tij “ BostonHerald” në vitin 1982. Në frymë tё drejtë e të balancuar, më lejoni t’i paraqes Murdoch-ut një pikë tё rëndësishme: Ai nuk do tё kishte qenё kaq i suksesshëm; nëse disa nga rivalёt e tij s’do tё respektonin etikёn e gazetarit, siç bёri ai. Nё fakt tё qenit “elitist” tregon pozicionimin e majtё dhe nё shumicën e rasteve rezulton thjesht e mërzitshme. Publikimet Murdoch dhe rrjetet televizive mund tё mos kenë qenё cilësore dhe jashtë standardeve, por qё nё fakt kanё qenё shumё zbavitëse. Problemi nё kёtё rast nuk rezulton vetëm nё mosrespektimin e tij ndaj jetëve private tё tё tjerëve. Bota e Medias përdor më shumë se energjia e Murdochian, por gjithmonë duke respektuar tё  tjerёt. Problemi me perandorinë Murdoch është diçka që vetëm vëzhguesi mё i mirё i Amerikës (për rreziqet e retorikës populiste), Alexander Hamilton, do ta kishte kuptuar. Identifikimi i “News Corp-it” me njeriun e thjeshtё, duket se ka zhvilluar një arrogancë dhe mospërfillje ndaj  rregullave tradicionale. Në “emër” të njerëzve tё thjeshtё  gjithçka është e mundur. Mjerisht, gjatë historisë këto janë shfaqur si cilësi karakteristike, tё atyre që pretendojnë të flasin në emër të popullit dhe synojnë se janё tё “nxitur” prej tyre kalojnë çdo kufi tё mundshëm.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›