E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pertej ngjyres

Shqiperia per here te pare me nje pavijon ne Bienalen e Arkitektures ne Venecia. Kuratori Gjergj Bakallbashi mbi pyetjet qe ngre arkitektura e kryeqytetit pas epokes se ngjyrave dhe fasadave nje kuptim i ri per trashegimine dhe per aksidentin historik te Tiranes



Shqiperia bashke me disa vende ne zhvillim mbreteri e republika te botes se trete merr pjese per here te pare ne Ekspoziten e 12-te Nderkombetare te Arkitektures ne Bienalen e Venecias. U be realitet nga nje grup arkitektesh te rinj qe debutuan ne publik me ide te reja mbi Tiranen ne janar te ketij viti.
Tani qe Tiranes nuk i mungojne ngjyrat shtrohet pyetja per ku shkon qyteti
Me titullin Pertej ngjyres kerkimi i pavijoni shqiptar i pergjigjet temes People meet in Architecture mbi te cilen kuratorja Kazuyao Sejima ngriti Bienalen ne Venecia 29 gusht-21 nentor 2010.
Kuratori Gjergj Bakallbashi bashke me dy asistentet Enida Mitro dhe Egest Gjinali e ngriten nepermjet propozimeve filmit fotografise intervistave diskutimeve dhe puneve studentore nje pavijon qe krijon nje topografi qe do te sherbeje si territor i te ardhmes per bashkepunime ne fushen e arkitektures dhe design-it ne lidhje me Tiranen dhe
kontekste te tjera.
Ftuan arkitekte dhe studio te huaja studente dhe artiste dhe pavijoni rezultoi nje kerkim te cilen Bakallbashi e prezanton ne intervisten per Shekullin.
Paten mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve por asnje autoritet zyrtar ne prezantimin ne Venecia.

Hera e pare per Shqiperine ne nje Bienale Arkitekture pavijoni i saj ka qene nje pune kerkimore per Tiranen
Pune kerkimore mbi arkitekturen shqiptare ne vecanti per Tiranen qe e konsiderojme fenomenin me te pasur dhe me potent te arkitektures dhe urbanizimit ne Shqiperi. Duke qene se ishte pavijoni i pare duhej te prezantonim jo vetem ceshte bere deri tani por te ngrinim edhe pyetje se cfare do te behet me tutje per te perdorur kete lloj energjie qe krijon pjesemarrja per here te pare dhe qe njerezit gjithmone i integron.

fare sugjeron titulli Pertej ngjyres
Ngjyra e cila e ka evidentuar arkitekturen shqiptare vete Tiranen ne skenen boterore eshte bere fenomen i qytetit dhe i arkitektures nje fenomen qe nuk u jep pergjigje shume pyetjeve te tjera qe ngrihen nga zhvillimet e fundit te hapesires.

Cilat jane pyetjet tuaja
Marredhenia mes te ndertuares dhe te pandertuares ceshtjet e hapesires civike publike te gjelber dhe te hapur e qarkullimit e ventilimit marredhenia me natyren perreth. Mos shkojme pastaj ne ceshtje te parkimit ndricimit kostove te jetes ne qytet hapesirave per aktivitete jo vetem fitimprurese dhe te biznesit po qe jane ato te kopshteve cerdheve shkollave e me tutje.
Ku do shkoje ky qytet Kjo pune kerkimore ngre disa pyetje hipotetike.

Si u strukturua per ne Bienale gjithe ky kerkim
Kerkimi yne sheh te tanishmen te kaluaren per rrjedhoje hedh syte edhe nga e ardhmja. U strukturua ne tete seksione nje prej tyre eshte nje film qe dokumenton Tiranen sic eshte dhe quhet Carte Blanche realizuar nga asistent kuratorja Enida Mitro dhe Dritan Mesareja. Jep nje ide cpo ndodh ne Tirane.
Ka nje seksion qe dokumenton fenomenin e ngjyres dhe te fasadave.
Seksioni Duke pare qytetet e tjera eshte kontributi me nje veshtrim krahasues mbi Zagrebin dhe menyren se si u zhvillua qyteti nga kendveshtrimi historik ndersa zyra Transsolar ben nje krahasim mes Shtutgardit dhe Tiranes.
Pastaj jane pune te zyrave te reja te arkitektures qe u ftuan te mendojne per Tiranen ne lidhje me zonen rreth stacionit te trenit.
Me tutje ka disa prezantime studentesh per zonen e Kinostudios dhe eshte nje seksion mbi projekte qe jane duke realizuar per momentin ne Tirane.
Nje seksion qe e shikon Tiranen nga kendveshtrimi i trashegimise jo thjesht trashegimia ne kuptimin historik por edhe nga menyra si mund ta shohe nje artist.

Me hollesisht cfare prezanton seksioni i fundit per trashegimine Shpesh njerezit ne Tirane nuk jane te qarte se cfare eshte trashegimi edhe atehere kur dalin te protestojne ne mbrojtje te saj.
Une mund te them se cfare konkludoi pavijoni ta shohesh trashegimine jo vetem si dicka qe eshte e fillimit te shekullit te njezete po me komplekse nga fenomeni hapesinor. Arritja e pavijonit eshte qe per here te pare ka nxjerr ne pah ate qe quhet hapesirat aksidentale dhe aksidenti historik i Tiranes.
Ne Tirane bashkejetojne qe te gjitha keto shtresa te periudhave te ndryshe po qe jane te lidhura me njera-tjetren me hapesira nga me te cuditshmet. Ne nje prezantim e quajme Gjenealogjia e nje aksidenti duke marre parasysh stacionin e trenit. Jane pastaj disa pune te studenteve te Universitetit Shteteror qe merren me hapesirat aksidentale dhe mundohen ta trajtojne Tiranen ne kete kompleksitet. Jane te gjitha keto ndertime te koherave te ndryshme qe lidhen nga hapesira te papercaktuara mire po qe jane aktualisht te vetmet vende ku femijet te luajne brenda Tiranes ku dashje pa dashje mund te parkohet ku ka nje aktivitet komercial. Jane te vetmet hapesira te perbashketa ajo qe konsiderohet common space. shte dicka qe nuk eshte thene deri me sot. Sigurisht mbi kete jane shtresat e gjelberimit te marredhenies me hapesirat monumentale si bulevardi dhe me aktivitet informale te njerezve te cilet i mbushin keto hapesira.

Mjafton identifikimi i Shqiperise me Tiranen ne nje diskutim nderkombetar per arkitekturen
Mjafton dhe mjafton shume. Sigurisht u prezantuan ne pavijon foto te Beratit Durresit Gjirokastres per nje lloj aspekti te marketingut. Per sa i perket te parit me nje sy profesional te marredhenieve te arkitektures se qytetit me historine Tirana eshte vendi ku kjo ndodh sepse te gjithe shohin nga Tirana dhe pastaj kopjojne. Te tera qytetet kane pare Tiranen dhe kane kopjuar disa kane kopjuar mire disa kane kopjuar keq. Te kopjosh keq Tiranen nuk do te thote se ke rezultat te keq se mund te dale mire sepse Tirana nuk eshte shembulli me i mire.

Keni synuar qe prezantimi i qytetit te mos jete nga zero keni perfshire diskutime te shkuara mbi te dhe rezultate qe nuk jane thene.
Pavijoni shqiptar mori nje vemendje. Fakti qe nje reviste me emer per arkitekturen Domus ka shkruar per kete por edhe revista e botuar nga Harvard University New Geographies universitete dhe website jane te interesuar qe te krijojne marredhenie me pjesetare te ndryshem te pavijonit besoj se eshte pozitive. Nuk mund te pretendosh dhe shume. Shpresojme ne mundesi te tjera. Per momentin duam thjesht qe ky prezantim ne Venecia te njihet dhe te absorbohet nga skena e Tiranes nga shkollat e arkitektures nga profesoret nga ata qe merren me planifikimin urban ne menyre qe qyteti te shikohet ne kompleksitetin e vet dhe jo si nje seri ceshtjesh te ndara nga njera-tjetra apo te identifikohet vetem me ngjyrat.

fare interesi ngjall Tirana per te tjeret
Pavijoni thote se eshte nje qytet qe u zhvillua ne nje menyre komplekt te paparashikuar dhe qe ne kete moment hapen mundesi per arkitekturen ngrihen dhe shume pikepyetje. shte qytet qe jep ndjesine e kaosit. Kaosi ka rregullat e veta nuk po e quaj negativ por nuk te jep ndjesine e rregullit qe ka Zagrebi Barcelona Selaniku Roma Lisbona po marr qytetet mesdhetare. shte nje qytet qe veshtire ta permbledhesh ne fjale. Ne donim te nxirrnim pozitiven e qytetit kur trajtuam ceshtjen e hapesirave aksidentale. Aksidentin mund ta interpretosh ne shume menyra te keqija dhe te mira. Ne evidentojme nje qytet ku i sheh te gjitha keto shtresa te historise. Kjo eshte nje pasuri po qe do te thote eshte shume e brishte. shte trashegimi qe duhet evidentuar. Nuk eshte vetem hapesira monumentale nuk eshte vetem bulevardi nuk jane vetem rruget nuk eshte vetem trotuari. Jane keto hapesira te fshehura nga mbrapa por qe ne vere te hijezojne dhe jane me te fresketa jane vendet ku ndodh informalja ku luajne femijet por qe te japin mundesi dhe per parkim. Ne qofte se do te hiqeshin makinat mund te ishin vende per bicikleta. Po i mbushe ato me pallate ke ndjekur manine shqiptare ku ka hapesira ngri kulle ngri pallat i cili bllokon. Kete thote Transsolar-i duhet te mendohet per efektin e ishullit te nxehtesise ne Tirane qe ka ndodhur me qytete te tjera. Kur ti bllokon gjithe mundesite e ventilimit qyteti kthehet ne nje gje te padurueshme ne vere.

Po temes se Bienales si i pergjigjet pavijoni shqiptar
Ne u munduam te krijojme nje atmosfere ku duket qe ka dialog pavaresisht se pa ze. Jane te gjitha keto prezantime qe fillojne te te kapin vemendjen dhe te te thone cfare eshte duke ndodhur ketu. Pavijonet e tjera jane ose me makete ose me modele ose me rikrijime nga vendet e tyre per te dhene nje lloj autenticiteti. Kurse ne donim te shprehnim idene e ketij dialogu nepermjet projektimeve. Ftuam njerez qe normalisht nuk do ti takonim dhe ky ishte efekti i grupit kuratorial ftuam profesore dhe studio te huaja qe jo domosdoshmerisht e njohin njera-tjetren studente shqiptare arkitekte te rinj dhe artiste. shte nje diskutim qe nuk ekziston diku tjeter diskutim qe e krijoi ideja e arkitektures se Tiranes.

Njerezit takohen ne arkitekture cfare i ofron per diskutim skenes nderkombetare tema e bienales se 12-te
Na intrigoi qe ne fillim diskutimi qe e hapte arkitekturen e nxirrte pertej mjedisit vetem te arkitektures.
Qe arkitektura urbanistika te jene te lidhura me njera-tjetren dhe te kene efekt duhet patjeter qe te behet pjese e diskutimit te perditshem sepse ka te beje me hapesiren me vendin ku jetojme. Kjo eshte dhe vlera e pavijonit shqiptar ai gjen menyren per ta thene kete se arkitektura perfshin me shume se sa arkitektet.
Ne Bienale u prezantuan rreth 60 vende. Asnjehere nuk e ke shansin qe te shikosh prezantimin e arkitektures se 60 vendeve ne nje vend. Kjo do thote edhe shkembime mes njerezish takime me publikun gazetare.

fare mendoni per fituesit e Luanit te Arte
Bahreini merrte pjese per here te pare si Shqiperia. Arkitektet kishin bere pune shume te mire. Edhe ata e trajtuan pavijonin si nje bashkepunim u lidhen me Universitetin e Lozanes Shkollen e Arkitektures ftuan inxhiniere sociologe. Ministria e tyre e Kultures ishte shume prezent ne menyren se si u organizua pavijoni dhe ne ndodhite ne hapje. Tema Reclaim prezanton kendveshtrimin e tyre per te krijuar nje tjeter imazh te vendeve te Gjirit Persik. Ne rastin konkret Bahreini nje nga shtetet e vogla te Gjirit kerkon mundesite e biznesit e zhvillimit. Por nga ana tjeter nuk duan te zhvillohen si Dubai. Ky eshte nje mesazh shume i rendesishem qe na perket edhe neve. Nuk duan te zhvillohen si Dubai sepse Dubai eshte i nje natyre komerciale shume agresive ndersa ata po i meshojne faktit qe ketu eshte nje vend ku koha sociale dhe koha kur njerezit takohen me njeri-tjetrin jashte interesit te biznesit eshte shume e rendesishme. Natyrisht qe eshte nje menyre marketimi shume inteligjente nga ana tjeter eshte dicka qe na terheq vemendjen te gjitheve. Sic e dime Dubai eshte vendi nga kishin kthyer syte te tere por per mendimin tim nje model shume fitimprures qe ngre pikepyetje te medha nese cdo vend duhet ta beje kete. Rasti i Bahreinit eshte ideal prandaj besoj se e fitoi cmimin Luani i Arte pervec punes shume te mire.

Kishte ne celje te Bienales ndonje autoritet zyrtar nga Shqiperia
Asnje.



Bienalja e dymbedhjete reflektim per arkitekturen
Edicioni i 12-te i Ekspozites Nderkombetare te Arkitektures me titull People meet in architecture nen drejtimin e Kazuyo Sejima dhe organizuar nga Bienalja e Venecias me president Paolo Baratta-n rri e hapur per publikun prej 29 gushtit deri me 21 nentor ne Giardini Arsenale dhe ne hapesira te tjera ne Venecia.
shte hera e pare qe bienalja e arkitektures drejtohet nga nje grua Sejima e cila eshte vleresuar se fundi me cmimin prestigjioz Pritzker Architecture Prize 2010 se bashku me Ryue Nishizaea. Ekspozita prezanton 53 perfaqesues kombetare. Tek pjesemarresit e heres se pare perfshihen Shqiperia Mbreteria e Bahreinit Irani Malajzia Maroku Republika e Ruandes.
Ky edicion eshte reflektim per arkitekturen thote drejtorja Kazuyo Sejima. Shekulli i njezetenje ka filluar. Shume ndryshime rrenjesore po ndodhin. A mundet ne keto kushte qe arkitektura te qartesoje vlerat e reja dhe stilin e ri te jetes ne te tashmen
Tema e Bienales synon ta prezantoje arkitekturen si art qe nderton mbreterine publike hapesiren ku jetojme.
Ceremonia e cmimit u mbajt diten e hapjes se Bienales me 28 Gusht. Juria nderkombetare e perbere nga Beatriz Colomina Spanje Francesco Dal Co Itali Joseph Grima Itali Arata Isozaki Japoni Moritz Kng Zvicer dhe Trinh T. Minh-ha Vietnam dhane keto cmime
Luani i Arte per Pjesemarrjen me te mire Kombetare per Mbreterine e Bahreinit me kerkimin Reclaim paraqitur nga Bahrain Urban Research Team
Luani i Arte per arkitektin/artist me te mire te Ekspozites People meet in architecture per Junya Ishigami
Luani i Argjendte per arkitektin e ri premtues te Ekspozites People meet in architecture per OFFICE Kersten Geers David Van Severen dhe Bas Princen Belgjike dhe Holande
Luani i Arte per karrieren per Rem Koolhaas
Dhe Luani i Arte in memoriam per Kazuo Shinohara


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›