Fondi qe nxit krijimin
Akademia e Arteve fiton per here te pare nje buxhet per projekte artistike. Studentet dhe pedagoget ftohen te paraqesin projektet deri me 15 tetor
Per here te pare Akademia e Arteve ka dhe ve ne dispozicion nje fond per projektet artistike. Deri me tani koncertet shfaqjet ekspozitat filmat jane realizuar per shlyerjen e detyrimeve te ciklit akademik detyre kursi pune diplome ose kane qene projekte private te pedagogeve fondacioneve ambasadave te huaja qe angazhojne studentet. Aktivitete qe prezantohen per nje kohe te shkurter dhe vdesin brenda territorit te Akademise. Projekti i ri me nje emer te madh i quajtur Qyteti i Arteve financohet nga qeveria shqiptare me 14.000.000 leke. Ai ka per qellim financimin e projekteve te studenteve dhe pedagogeve ne te gjitha fushat e artit muzike pikture art skenik dhe promovimin e tyre edhe jashte Akademise.
Studentet dhe pedagoget kane afat deri me 15 tetor per te dorezuar projektet e tyre prane Zyres se Koordinimit te Eventeve nje strukture e ngritur enkas per kete projekt brenda Akademise se Arteve. Me tej kalojne ne Bordin e Projekteve Artistike bord i krijuar me titullaret e institucionit Artan Peqini zv/rektor i Akademise se Arteve Kastriot aushi dekan i Fakultetit te Artit Skenik Sokol Shupo dekan i Fakultetit te Muzikes Sadik Spahija dekan i Fakultetit te Arteve te Bukura dhe Adriatik Kraja drejtor ekonomik. Zyra e Koordinimit kontrollon projektet ne baze te kritereve qe ka percakton rregullorja e Qytetit te Arteve rregullore e hartuar nga Bordi i Akademise. Ne fazen e dyte dosjet e studenteve dhe pedagogeve shqyrtohen per cilesine artistike.
Studentet dhe pedagoget duket se jane te vetmit qe nuk kane dijeni per projektin. Ndoshta sepse viti i ri akademik ende nuk ka filluar. Pedagogu Alfred Trebicka e sheh pozitive kete nisme per hapesiren krijuese te Akademise por buxhetin shume te ulet duke patur parasysh se projektet burojne nga te gjitha gjinite artistike dhe jane dy kategori te medha qe konkurrojne studentet dhe pedagoget. Ne vitin 1998 Trebicka bashke me nje grup pedagogesh te tjere hodhi idene per krijimin e Teatrit te Akademise nje ide qe mbeti ne tentative u vune pak shfaqje dhe kjo strukture nuk gjeti asnjehere mbeshtetjen e duhur. Pedagogu thekson qe kryesore eshte qe ky fond duhet te administrohet sic duhet.
Projektet qe do perzgjidhen nga Bordi Artistik i Akademise do te realizohen deri ne daten 30 dhjetor. j. pasku