Përtej së majtës e së djathtës
Shkrirja e kufijve ndarës mes të majtës e të djathtës, për aq kohë sa mbeten ende çështje të pazgjidhura për qytetarët ishte thelbi i aksionit politik të Edi Ramës në krye të PS. "Përtej së majtës dhe të djathtës", ishte një ndër përcaktimet politike që u përdor shpesh nga Rama e jo më kot ai ndërmori edhe një tur në të gjithë Shqipërinë për dy vjet duke shpjeguar mesazhin e vërtetë të këtij togfjalëshi. Natyrisht që as programi politik nuk mund t‘i shpëtonte tezës "përtej së majtës e së djathtës" me të cilën kjo parti identifikohet para elektoratit.