"Kufiri ujor", ankimimi drejt Kushtetueses
Opozita do të ankimojë sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Shqipëri-Greqi për ujërat territorialë. Sipas avokatit të kësaj çështjeje, kreut të PLD-së, Spartak Ngjela, dyshimi se pas ndryshimit të koordinatave kufitare detare me Greqinë fshihet një aferë korruptive ka qenë arsyeja kryesore që ka shtyrë 7 partitë opozitare të ankimojnë marrëveshjen me Greqinë në Kushtetuese. Ai tha se 150 koordinatat e reja cenojnë nenin 3 të Kushtetutës mbi "pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij". "S‘kam pse ta fsheh, do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive për faktin se aty do kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është se kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse", tha Ngjela. Ai deklaroi edhe tri pikat kryesore të kësaj kërkesë ankimore dhe nenet e Kushtetutës kur është bazuar. "Është cenuar territori. Cenimi i territorit është neni 3 i Kushtetutës. Është krim i rëndë në Kodin Penal. Janë shumë gjëra të rënda rreth kësaj marrëveshjeje. Fakti që bëhet një marrëveshje kuptohet që nuk është territor grek, por është territor shqiptar se po të ishte territor grek nuk do të kishte nevojë për marrëveshje me Shqipërinë", tha Ngjela. Ai argumentoi se ekziston vendimi i Gjykatës së Hagës që Shqipëria të ndëshkohet me pagesën e reparacioneve për një dëm që i sjell flotës angleze pas një shpërthimi bombe në territorin shqiptar. "Ka qenë një konflikt i vjetër anglo-shqiptar, i cili është zgjidhur me anë të këtij vendimi të cilin e kemi pranuar dhe e kemi paguar një ton e gjysmë arë", tha Ngjela.
Kërkesa ankimore pritej të dorëzohej të premten e javës së kaluar, por mungesa e një prej krerëve të së majtës e shtyu atë për ditën e sotme pas tri ditëve pushim të administratës.
Mësohet se edhe kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka firmosur kërkesën ankimore duke e çuar në shtatë numrin e partive që janë kundër kësaj marrëveshjeje. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në deklarimet me mediat e ka konsideruar si të padenjë, jo transparente marrëveshjen Shqipëri-Greqi, duke kërkuar rinegocim. "Kjo marrëveshje është një shprehje tjetër e nivelit mizerabël të moralit dhe të etikës qeverisëse, moral dhe etikë që janë deformuar thelbësisht. Asnjë transparencë dhe vetëm arrogancë dhe papërgjegjshmëri përballë diskutimesh dhe konkluzionesh konkrete të ekspertëve të fushës", është shprehur Rama.
A.Thomollari