Bisedimet "bërthamore" nisin mbarë mes Teheranit e fuqive botërore
Bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore në lidhje me një marrëveshje që do të qetësojë palët në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit. Sipas njoftimeve këto bisedime kanë nisur mirë të hënën, pavarësisht se Teherani refuzoi që të negocionte me Francën.
Takimi që është organizuar nga zyrat qendrore të Agjencisë Bërthamore në Vjenë është mundësia e parë për të hartuar propozime në lidhje me qetësimin e situatës. "Ne patëm, sot një fillim të mirë. Takimi ishte shumë kiontruktiv dhe në të u diskutuan shumë çështje teknike. Takimi do të vazhdojë sërish sot në orët e para të ditës", ka deklaruar në Vjenë shefi i Agjencisë Bërthamore, Elbaradei. Ai tha se kishte folur edhe në emër të Teheranit, ndërkohë që refuzoi komente të mëtejshme në lidhje me mbarëvajtjen e takimit. Bëhej fjalë për një takim mes përfaqësuesve iranianë, rusë, francezë dhe amerikanë, që nisi në Vjenë menjëherë pas një deklarate zyrtare të TV iranian se ky vend nuk i donte që të diskutonte më me Francën, duke qenë se në të shkuarën ky vend nuk i kishte furnizuar me material bërthamor. Kjo lëvizje e Iranit mund të vështirësojë tentativën e mëtejshme në lidhje me pasurimin e ardhshëm të uraniumit nga ana e Iranit në Rusi dhe Francë, para dërgimit në Teheran për të furnizuar reaktorët që prodhojnë izotope mjekësore. Një tjetër media zyrtare iraniane bëri të ditur se arsyeja që Irani refuzonte që të zhvillonte bisedime të drejtpërdrejta me Francën ishte ndërhyrja e francezëve ndaj Agjencisë Bërthamore në rastet e shkuara. Irani është vënë nën presion për shkak të mospranimit të herëpashershëm të inspektorëve të agjencisë për të hetuar në lidhje me mënyrën e pasurimit të uraniumit dhe përdorimin e tij. Perëndimi ka kohë që dyshon se Irani është duke përgatitur bombën atomike. Irani, ndërkohë ka mbrojtur gjithmonë idenë se pasurimi i uraniumit dhe përdorja e energjisë bërthamore është një e drejtë e tij dhe se kjo lëndë përdoret vetëm për çështje civile. Irani ka pranuar nisjen e bisedimeve me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, bisedime të cilat i shmangën sanksionet dhe mund të krijojnë mundësinë e pasurimit të uraniumit të tij në Rusi, apo në Francë. Megjithatë, sipas komenteve, Irani ka dërguar në bisedimet e Vjenës vetëm disa zyrtarë të nivelit teknik, jo shefin e agjencisë bërthamore, çka lë të kuptohet se ndoshta Irani nuk do të jetë gati për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje në përfundim të kësaj jave. Ndërkohë, këto bisedime presupozojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje mes palëve dhe jo përfudnimin e bisedimeve pa arritjen e saj. Takimi i Vjenës mund të dëmtohet edhe nga akuzat e menjëhershme të Iranit për atë që ndodhi të dielën, pra shpërthimin e një bombe vetëvrasëse që mori jetën e 42 personave.