E Diel, 1 Nëntor 2026

Peru, mbi 9 persona vdesin nga rrëzimi i një ure

Lima - Shembja e një ure të varur në jug të Perusë rezultoi fatale për jetën e 7 nxënësve dhe 2 mësuesve të tyre. Kirurgu i një spitali privat bën të ditur se nga shembja e saj mbetën të plagosur edhe 33 persona të tjerë.

"Të plagosurit janë të moshës rreth 10 vjeç, dhe disa prej tyre janë në gjendje mjaft të rëndë", deklaron kirurgu lokal, Fernando Valencia.

Shkaku i shkëputjes së urës mendohet të ketë qenë pasha e madhe, pasi në të njëjtën kohë në të po kalonin një numër i madh personash.

Ura ishte 120 metra e gjatë dhe 2 metra e gjerë. Ajo ishte ndërtuar prej druri dhe kabllosh metalikë, dhe ishte vendosur në një grykë malore në lartësinë 80 metra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›