Maqedonasit kundër ndërtimit të xhamisë në Shkup
Shkup-Kongresi Botëror Maqedonas, një organizatë politike është deklaruar kundër ndërtimit të xhamisë në sheshin e Shkupit. Në një komunikatë të kësaj organizate theksohet se KBM-ja i respekton liritë fetare të qytetarëve, mirëpo vlerëson se xhamitë dhe vakëfet nga koha e perandorisë otomane nuk janë pronësi e Bashkësisë Islame Fetare të Maqedonisë (BFIM), dhe se ky institucion siç thuhet nuk ka të drejtën e trashëgimisë ndaj tyre.
“Xhamitë nga koha e Perandorisë Osmane janë përmendore kulturore në Maqedoni dhe ato janë ndërtuar nga maqedonas ortodoks, të cilët ishin rob, dhe jo nga turqit apo shqiptarët mysliman”, thuhet në komunikatën e KBM-së. Kjo organizatë kërkon që Qeveria dhe ministritë përgjegjëse të ndërpresin procedurat për denacionalizimin e xhamive dhe pronave të vakëfeve, të ndërtuara para vitit 1944, për shkak se siç thuhet ato nuk janë në pronësi të BFIM-së. ina