Berisha ‘sulm’ Ina Ramës
Tiranë-Kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp në kryeministri, ka sulmuar kryeprokuroren Ina Rama, për sa i përket hetimeve të zhvilluara nga institucioni i saj për rrugën Durrë-Kukës. “Një proces gjyqësor i rregullt, është kushti më fondamental për një shtet demokratik. Duhet të jeni të bindur se për çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, kjo është e qartë. Nuk e di se çfarë ju duket ju anormale në një proces ku gjykatat e të gjitha niveleve janë shprehur në unison dhe kanë mbrojtur ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Atëherë më duhet t’ju them se gjendeni ekstremist e skajuar. Nuk po marr çështjen tjetër që është marrë përsipër në mënyrën më politike dhe më të keqpërdorur; pra të gjykohet akti kolektiv, pasi këtë akt nuk e kanë bërë as në diktaturë, nuk e kanë bërë as prokurorë të sëmurë psikikë, pasi nuk gjykohet akti kolektiv. Ka një dogmë në drejtësi dhe nuk mund të gjykohet kurrë akti kolektiv. Por verbëria politike ka shtyrë prokurorinë të merret me gjykimin e aktit kolektiv, i cili është akt politik”-theksoi kryeministri Berisha.
Ai ka deklaruar se ministri Basha nuk është i përfshirë fare në këtë çështje, pasi tenderat dhe të gjitha proceset për ndërrimin e rrugës Durrës-Kukës, janë vendime të Këshillit të Ministrave.
Duke folur për çështjen e kartave të identiteti, kryeministri Berisha ka shprehur sigurinë se deri më 20 qershor, të gjithë shtetasit pa pasaportë, do të mund të pajisen me letërnjoftime, duke mohuar kështu edhe një shtyrje të mundshme të datë së zgjedhjeve.
“Unë mendoj se nga fundi i majit, të gjithë qytetarët që duan të pajisen me letërnjoftime dhe që janë pa pasaportë, do të kenë mundësinë për t’u pajisur me letërnjoftime. Kjo është siguria ime e plotë. Gjithashtu, është e qartë se nuk mund t’ia japësh kartën çdo njeriu me detyrim, sepse jo çdo njeri mund ta sjellësh në votim. Opozita, nëse do të donte të funksiononte detyrimi, le të sillte ligjin përmes të cilit të detyroheshin qytetarët të votonin. Sado që kjo është një gjë e diskutueshme, por ka disa vende që e kanë këtë standard. Nëse do të kishim një ligj të tillë, që qytetarët duhet të votojnë sepse kanë këto sanksione, atëherë edhe kartat do t’u jepeshin atyre me detyrim”-tha Berisha.