E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, moti i keq shkatërron qindra shtëpi

Ndërsa familjet të cilat nuk kanë pasur mundësi që të evakuohen, janë detyruar të pastrojnë me mjete rrethanore baltën e cila ka ardhur nga malet që ndodhen afër Limës, kryeqytetit të vendit. Sipas raportimeve të policisë peruane, rreth 1300 banesa raportohen të dëmtuar nga moti i keq, ndërsa rreth 150 të tjera janë cilësuar si plotësisht të shkatërruara. “Nga vëzhgimet që kanë kryer punonjësit tanë në terren, jemi njoftuar që rreth 1300 banesa kanë pësuar dëme të riparueshme nga mot i keq. Ndërsa rreth 150 shtëpi janë dëmtuar plotësisht”, pohoi shefi i emergjencave të zonës, Migel Saldana. Forca të policisë dhe të mbrojtjes civile janë duke u përpjekur që të shpëtojnë 100 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar në mjediset e një kishe evangjeliste në zonën e Aposento Alto.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›