E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli viziton nga afër zonat e përmbytura në Shkodër

Topalli, e shoqëruar nga deputetët e këtij qarku, ka takuar banorët e këtyre zonave, ku konfirmoi se i gjithë shteti në nivel qendror e lokal është në gatishmëri të plotë, në mbështetje dhe ndihmë të tyre. Kryetarja e Kuvendit shprehu një falenderim dhe mirënjohje të veçantë për forcat e ushtrisë, policisë, bluzat e bardha të shëndetësisë, punojësit e drejtorisë elektrike të rrethit, si dhe ata të mirëmbajtjes së kanalizimeve,  të cilët treguan solidaritet dhe punuan me përgjegjësi të jashtëzakonshme për përballimin e situatës. Gjatë bisedave me banorët e fshatrave, Topalli  u kërkoi atyre mirëkuptim për të bashkëpunuar me forcat e ushtrisë dhe policisë për një zbatim sa më efikas të planit të evakuimit, në orët në vijim. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi vendosjen e urës së Belit që lidh fshatin Goricë me fshatin Muriqan dhe që ka bërë të mundur nxjerrjen nga izolimi të banorëve të fshatit Obot si dhe njëkohësisht ajo falenderoi për gadishmërinë  në shpërndarjen e ndihmave për banorët e kësaj zone.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›