Beqja: Qeveria e paaftë për të përballuar përmbytjet
Deputeti Ilir Beqja, deklaroi sot se stiuata në fshatin Obot mbetet e rëndë, ndërsa ka shtuar se situata mbetet e tillë edhe në fshatrat Darragjat dhe Samrisht të Vjetër.Ai ka akuzuar qeverinë për këtë situatë, duke theksuar se kjo nxjerr në pah paaftësinë e qeverisë për të parashikuar e parandaluar emergjenca të tilla. “Nuk është nevoja që Sali Berisha të bëjë parashkuesin e motit apo drejtorin e emergjencave civile. Situata që po kalojmë nuk mund të justifikohet me kapriçot e motit. Shqiptarët nuk e kanë dëgjuar për herë të parë baticën kur ua shpjegoi Sali Berisha, por qeveria e Sali Berishës nuk ka marrë asnjë masë për të përforcuar argjinaturat në Tale. Edhe paratë e shpenzuara në vitin 2006 për të mbrojtur Lezhën e Shëngjinin nga përmbytjet kanë shkuar në xhepat e oborrit të familjes në pushtet. I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë fatin e këtyre investimeve”, u shpreh Beqja.Sipas deputetit të PS-së, situata në liqenet ujëmbledhëse mbi lumin Drin ka qenë e tillë edhe gjatë nëntorit, por qeveria e ka fshehur këtë situatë për të shitur energji për interesa të oborrit.“Sali Berisha i fsheh këto lajme sepse shqiptarët do të kuptojnë se për interesa të oborrit të familjes në pushtet ka vazhduar të importohet edhe pse liqenet kanë patur ujë mbi nivelet e mjaftueshme. Edhe për këtë çështje, Partia Socialiste kërkon hetim. Prokuroria të hetojë mbi këtë çështje, me pasojë dëme të mëdha financiare dhe materiale”, tha më tej Beqja.